Bosi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin raportohet se vdiq në një aksident ajror në veri të Moskës, një ikje e tij mes dyshimeve për heqje qafe, siç dhjetra të tjerë para tij, të cilët kanë qenë miq të Putinit e më pas janë konsideruar tradhëtarë apo të padenjë për të.
Dhe në kohën që njeriu kontravers, së fundi rebel ndaj Moskës, mendohet se jepte shpirt, Putin ishte në një koncert.
Përkatësisht, ai po merrte pjesë në një aktivitet kushtuar 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut.
Aty ai u dha çmime shtetërore pjesëmarrësve të operacionit special në Ukrainë.
“Sot këtu, në tokën legjendare të Kurskut, po u jepen çmime të larta shtetërore heronjve tanë, ushtarëve, pjesëmarrësve të një operacioni special ushtarak që meritojnë lavdinë e heronjve të Kursk Bulge, atyre që luftuan kundër nazistëve në verën e vitit 1943”, tha Putin.
⚡️While all this is happening, Putin appeared in person the stage in Kursk on the occasion of the 80th anniversary of the victory in the Battle of Kursk. pic.twitter.com/LOcDIuoLzb
— War Monitor (@WarMonitors) August 23, 2023
Presidenti theksoi se të gjithë luftëtarët rusë po luftojnë me guxim dhe vendosmëri si pjesë e operacionit special. Sipas tij, besnikëria ndaj atdheut i bashkon të gjithë pjesëmarrësit e tij.
Kujtojmë se dhjetë persona humbën jetën në rrëzimin e një avioni privat në veri të Moskës dhe Administrata Ruse e Aviacionit Civil njoftoi se Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve.
Shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në aeroplanin Embraer që po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. /tesheshi.com/
VIDEO: Moment Plane Carrying Wagner leader, Prigozhin Crashes in Russia, All Aboard Killed | #NwokeukwuMascot
Read more: https://t.co/rkV31x1oLG pic.twitter.com/OB5FO12TMg
— Nwokeukwu Mascot Nnamdi (@NwokeukwuMascot) August 23, 2023