Instruktorët e zhytjes shijuan eksplorimin e botës nënujore në destinacionin turistik të Kusadasi në provincën turke të Ajdinit.
Kjo zonë është një parajsë e vërtetë për zhytësit profesionistë, por edhe për ata që nuk janë zhytur kurrë dhe kanë dëshirë të shohin bukuritë e botës nënujore.
Gjiret dhe shpellat, si dhe ekosistemi specifik, tërheqin çdo vit një numër të madh turistësh në këtë zonë, të cilët i përfundojnë pushimet duke u zhytur. /tesheshi.com/