Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Buallicat e Lushnjës: “Traktori” i parë Myzeqesë, ose “devetë” e Divjakës – (dhe ca foto të rralla)

by te Sheshi
12/05/2015
in Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Buallicat e Lushnjës: “Traktori” i parë  Myzeqesë, ose “devetë” e Divjakës – (dhe ca foto të rralla)
6
SHARES

Nga Mark Brunga

Para shumë viteve, në qëndër të qytetit të Lushnjës ndodhej një skulpturë mjaft tërheqëse. Madje të huajve që u binte rasti të kalonin nga Lushnja, ndalonin nga kuroiziteti që u afronte vepra e artit e mjeshtrit Maks Bushi, “Djaloshi mbi Buallicë”. Ishte ndër të rrallat vepra jashtë skemës shtampë të Realizimit Socialist. Po duke iu referuar të huajve, por jo pak dhe vendasve, ajo vepër përbënte motivin kryesor për të kompozuar një foto me të si detaj, kur gjendeshe në sheshin  kryesor të qytetit.

Djaloshi mbi Buallice e Masim Bushit

Dhe, me ndryshimin e sistemeve ndodhi që vepra që kishte zënë vend në lulishten qëndrore të qytetit, u “internua”.  Megjithëse përfaqësonte një pjesë të identitetit kulturor e historik të trevës myzeqare, ajo u shkul që aty për të përfunduar në një skaj të Ndërmarjes Komunale. Kanë qënë presionet e një klase të caktuar intelektualësh lushnjarë që bënë të mundur ekspozimin e veprës në një lulishte tjetër në afërsi të gjimnazit. Por tashmë, bullica sikur nuk ndjehet në habitatin e saj artistik. Dhe lushnjarët ende qahen për këtë trajtim që i është bërë simbolit të qytetit.

Si u konceptua skulptura

Autori Maks Bushi, nxënës i Kristaq Ramës, kujton rreth mënyrës se si i “pozoi” buallicat në fshatrat e Lushnjës.

“Cdo gjë e kësaj vepre u vlerësua dhe kjo u pëlqye shumë edhe nga myzeqarët, të cilët gëzoheshin shumë që kjo kafshë karakteristike që rritej në zonën e tyre, kishte marrë një karakter artistik dhe simbolik. Buallica ka qenë para se mekanizohej Myzeqeja, traktori i Myzeqesë. Por edhe një kafshë interesante shumë e bukur dhe që e pëlqente shumë ujin, sidomos kënetat, sepse kjo kafshë në origjinë është kafshë tropikale.

Pra është një pasuri e rrallë e vendit tonë. Është kafshë me shumë huqe – “duket buall”, siç ironizojmë ne – por është në fakt shumë sensibël. Kur punoja njëherë për ta pikturuar, bariu më tha se duhet të kisha kujdes, sepse nëse nuk të njeh, ajo bëhet e rrezikshme. Unë po vizatoja një kokë bualli mashkulli që ishte shumë i bukur dhe bariu që  më vështronte me shumë këmbëngulje më thotë që mos i  afrohesha shumë, pasi nëse nuk të njeh, reagon. Unë e vizatova bukur dhe kam vajtur me vrap në studio dhe e kam modeluar vetëm në një seancë atë kokën e bualli dhe ashtu është modeli akoma në studio”, rrëfen pra  Bushi.

Lushnjarët tregojnë se edhe djaloshi që ndodhet mbi kurrizin e buallicës është lushnjar dhe vazhdon të thërritet me emrin e femijërisë, Ledjo. Akoma shet cigare me tezga në rrugë…

Fotot e të huajve

Në foto nuk ka dalë vetëm buallica e Lushnjës. Këtë fat e kanë pasur edhe shumë të tjera. Kanë mbërritur deri në ditët tona disa foto shekullore të bëra nga ushtarakët francezë gjatë Luftës së Parë Botërore. Një bujk i fuqishëm pogradecar është duke punuar me parmendë, ndërsa në një foto tjetër një bujk është duke lesuar. Një fëmijë ndihet krenar pranë kësaj kafshe fisnike, që Maks Bushi e cilëson si “traktorin” e parë të Myzeqesë.

Me buallicat e Divjakës

20150502_162701

Dhe ja: duke ecur përgjatë Divjakës, të bën përshtypje një kope e madhe me buallica që po kullot në një nga parcelat tokësore të zonës, mjaft të ujshme. Bariu i Buallicave Met TopallajPranë tyre, çobani që i veshur me çizme gjahtarësh deri në brez. Ai është Met Topallaj, nga fshati Samotin. Rreth 44 vjeç. Ai thotë se janë rreth 140 buallica që i ruan, të cilat e pëlqejnë ujin dhe për këtë duhet të jesh i pregatitur për t`i ndjekur në çdo zonë. Duke qënë se tokat janë plot ujra, atëherë edhe çizmet janë të domosdoshme për të ndjekur kopenë.

Buallicat ne Divjake

Ka vite që punon me këtë profesion. Ai është i martuar dhe me këtë punë mban familjen me 2 fëmijë. Tregon se i do shumë buallicat dhe se ato janë një kafshë e rrallë.  ‘Pronari i kopesë, vijon të tregojë, është Lam Monçi”.

Buallicat e Divjakës, ose ndryshe “devetë e Myzeqesë”

Llambi Monçi me buajt

Llambi Monçi, së bashku me bashkëshorten Vera, kanë vite që janë marrë me rritjen dhe kujdesin e buallicave. Kjo lloj kafshe shtëpiake mjaft rezistente dhe e rrallë  kishte shkuar drejt zhdukjes, por në vitin 1997, Llambi vendosi të blejë rreth 5 copë për t`i mbarështruar. Fillimisht iu duken interesante, por me kalimin e kohës ai u apasionua pas këtyre kafshëve “të uruara” dhe vazhdimisht ka shtuar përkujdesjen për to.  Llambi është 76 vjeç dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe vështirësitë e rastit, pasi shtimi i kopesë kërkonte edhe sasira të mëdha ushqimi dhe kishte kosto përkujdesjeje higjeno- sanitare, sa që nxorri edhe një njoftim të shkruar në një tabelë me anë të së cilës kërkonte për të shitur të gjithë kopenë.

20150502_162257

Shteti e kishte lënë në hallin e tij, pa marrë parasysh se ato janë një ekzemplarë i rrallë dhe i vetëm në Shqipëri. Gruaja e tij, Vera, tregon se ruan kujtime të këndshme dhe se edhe është e  afeksionuar pas të vegjëlve që kanë një emër të çuditshëm: “kotorre”. Po  tashmë të rinjtë nuk janë të përkushtuar më ndaj tyre. Në Divjakë ato quhen edhe “deveja” e Myzeqesë.

Impresione të provokuara nga buallicat 

Dhe janë të veçanta për qumështin kurativ që japin, me vlera të rralla si dhe një nga prodhimet e djathrave mjaft të preferuara: “mocarrellën”. Emira Shabani, një vajzë nga Lushnja. ka shkruar në rrjetin social: “Kur isha një herë në Salerno të Italisë, që pothuajse ka të njëjtën klimë me Divjakën tonë, ajo që më ra më shumë në sy është se ishte një nga vendet më me famë për prodhimin e djathit mozzarella. Dua të theksoj se me qumështin e buallicës prodhohet djathi i mozzarella. Një nga djathrat më të preferuara në botë”, përfundon komentin Ermira. /tesheshi.com/

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Sociale & Shoqëri

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Next Post
Gruevski jep 1600 euro për shtëpitë e shkatërruara në Komanovë, ja vendimi i qeverisë

Gruevski jep 1600 euro për shtëpitë e shkatërruara në Komanovë, ja vendimi i qeverisë

Nga Aleksandër ÇIPA: Kumanova 2015, a ngjan me Tanushën e 2001?!

Nga Aleksandër ÇIPA: Kumanova 2015, a ngjan me Tanushën e 2001?!

“Çmenden” çmimet për pikturën e skulpturën në ankand, rekorde të reja

“Çmenden” çmimet për pikturën e skulpturën në ankand, rekorde të reja

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni