Një fundjavë stresuese për qytetarët e Tiranës, të cilët kanë tentuar të marrin rrugën për tu larguar jashtë kryeqytetit, drejt Durrësit apo siteve të shërbimit gjatë kësaj rruge.
Drejtoria e Përgjithshme e rrugëve ka bllokuar pa asnjë paralajmërim autostradën Tiranë-Durrës për punime në mes të ditës dhe në fund ë javës, gjë që ka shkaktuar një trafik të tmerrshëm që nga shkolla “Teknologjike” në “Rrugën e Kavajës” dhe deri tek Megatek-u pranë Vorës. Për disa orë makinat lëviznin ngadalë duke shkaktuar një problem të panevojshëm që zgjidhet vetëm nga përgjegjshmëria e nëpunësve të Ministrisë së Transporteve apo dhe e kompanisë kontraktuese nga ky dikaster.
/tesheshi.com/