Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

BISEDË/ Akademiku boshnjak Ferid Muhiq: Ja se ç`vlen Ballkani për Europën dhe ja ç`vlen e vërteta për ish-Perandorinë Osmane

by te Sheshi
19/03/2015
in Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
BISEDË/ Akademiku boshnjak Ferid Muhiq: Ja se ç`vlen Ballkani për Europën dhe ja ç`vlen e vërteta për ish-Perandorinë Osmane
20
SHARES

 Nga Memedali Jusufi

Një bisedë me akademikun e madh boshnjak Ferid Muhiq, padyshim nuk futet tek përjetimet e zakonshme të kësaj bote. Më i madh impresioni është kur atë e ndan dhe me të tjerë, siç është rasti i publikimit të kësaj bisede miqësore me të….

Në Ballkan janë gërshetuar e ndeshur civilizime e kultura të ndryshme. Si është perceptimi i juaj për Ballkanin?

Ballkani është një vend që nuk janë ndeshur civilizime të ndryshme, por që koekzistojnë civilizime të ndryshme që nga fillimi i historisë. Me të drejtë Ballkani është quajtur “Catena Mundi- halke” e botrave. I ashtuquajturi Civilizim Europerëndimor, filozofia, politika, demokracia, shkenca, matematika, arti, astronomia, logjika, drama, poezia, të gjitha këto kanë ardhur nga Ballkani.

Eshtë pikërisht Ballkani që përbën një fakt të pamohueshëm se Evropa nuk është mono-kulturore por kontinent multi-kulturor. Për shkak se është multi-kulturor, multi-religjioz dhe përbëhet nga shumë etni, Ballkani është rikujtimi më i madh i esencës së identitetit të pjesës së mbetur të Evropës, që rikonfirmon për të kaluarën europiane; si dhe është shembull, model i paradigmës së perspektivës europiane.

Eshtë e fundit kohë që të krijohen stereotipe negative për Ballkanin; dhe në vend të metaforës për tallje, Ballkani të promovohet si shembull i mirë për pjesën tjetër të Europës – nga Britania, Portugalia, Franca, Spanja dhe vendet  skandinave, deri te Italia, Gjermania dhe shtetet e Europës Qendrore.

Sepse në Ballkan, shpirti autentik i identitetit i krijuar gjatë proçesit të koezistimit kulturor, religjioz dhe etnik, më së shumti ka koekzistuar dhe e ka mbërritur majën më të lartë të tolerancës dhe respektit reciprok. Përralla për Ballkanin si një vend i përleshjeve të përhershme, është ideologjikish një sajesë e fabrikuar, e krijuar gjatë këtyre njëqind viteve të fundit.

Cili është vlerësimi i juaj në lidhje me ndodhitë e fundit në nënqiellin tonë? Në fakt lexova këtyre ditëve se Shkupi 2014 është projekt i një sajese me simbole masonerike dhe që ka pretendim t`i lerë në hije të gjitha civilizimet e deritanishme –  kështu shkruan të paktën javorja Fokus…

Analiza e gjurmëve arkitektonike dhe estetika që dominon në pjesën më të madhe të asaj që është ndërtuar, e arsyeton diagnozën e lartëpërmendur.

Cili është vlerësimi juaj për lirinë në kohë të globalizimit?

Asnjëherë gjatë gjithë historisë, nuk ka pasur më pak liri se sot, pikërisht në kohë të globalizimit; dhe kur është fjala për liri individuale, e po ashtu dhe për liri kolektive apo shtetërore.

Globalizimi paraqet një shembull të paparë të reduktimit të sovranitetit të të gjitha shteteve në botë, me çmimin e ekspansionit të sovranitetit të një shteti (dhe të shteteve mike të aferta), fakt i pamohueshëm ky për humbjen totale të mundësisë së privatësisë, kontrollit të lëvizjes, mundësisë të përndjekjes në çdo hap dhe të dëgjimit të çdo fjale, kontroll të kënaqësive, kontroll të mendimeve nëpërmjet represionit sistematik nga institucionet e mëdha mediatike, këto “shtëpi udhëheqëse televizive”, prej të cilave nuk ka shpëtim, gjë që ilustron mjaftueshëm humbjen e lirisë individuale.

Mendimi juaj mbi Civilizimin Osman në Ballkan, cili është?

Ajo që është më e pranueshme botërisht, në përgjithësi për efektet e Shtetit Osman në Ballkan (Osmanli Devlet), sipas përmbajtjes së vet, pa dyshim është në krye të megafalsifikimeve të historisë botërore.

Sepse bëhet fjalë për një falsifikim të shëmtuar. Mjafton të përmendim faktin se bullgarët, malazezët, grekët, maqedonët, serbët, e kanë ruajtur jo vetëm gjuhën e tyre, traditën, pronën shtetërore, pronat, por edhe objektet fetare: kishat, katedralet, sinagogat, që është rast i papreçedent në historinë botërore.

Bile edhe romët e kanë ruajtur  gjuhën e vet vetëm në kufijtë e shtetit të dikurshëm osman. Nuk duhet të harrohet se pranimi i Islamit ishtë një akt pa përjashtim në kuadër të një vendimi individual të lirë.

Gjithashtu duhet pasur parasysh se kisha ortodokse e ka ruajtur selinë në Stamboll (Konstandinopojë), nga viti 1453 deri më sot, ka patur autonomi totale për të zgjidhur problemet e veta dhe ka qenë e liruar nga tatami, me ferman të Sulltanit Mehmet Fatihun.

Përkundrejt kësaj, të tri Amerikat: Veriore, e Mesme dhe Jugore, menjëherë pasi u pushtuan, kanë qenë totalisht të krishterizuara (më shpesh të katolizuara), ndërkohë që banorët e tyre kanë qenë të asimiluar, të denacionalizuar dhe kanë qenë të futur në geto, sikurse edhe në Australi, ndërkohë që nga kulturat e dikurshme të mëdha të Actekëve, Majave, Inkëve, Toltecëve, nuk ka mbetur asnjë gur, ose asnjë artefakt i ruajtur.

Nevoja për t`u shpërfaqur natyra e vërtetë e asaj bote, e asaj perandorie, pra e Trashëgimisë Osmane në Ballkan, është më e pakta heqja dorë nga gënjeshtra e madhe ideologjike për karakterin e sundimit të atij lloj shteti. Përvec vlerës shkencore dhe historike, kjo paraqet sot një prioritet, një urgjencë. Dhe unë nuk do ngurroja ta klasifikoja tek imperativët politikë.

Në fakt, pas abuzimeve masive, gjenocidit dhe urrejtjes që e karakterizuan Ballkanin këta njëqind vjet (veçanërisht ndaj  popullsisë myslimane), fshihen inspirime dhe stimulime të tilla, që kanë për bazë pikërisht këtë pasqyrë të shtrembëruar mbi të kaluarën osmane.

Cilët janë miqtë e juaj më të afërt, si qëndroni me shqiptarët,  sa i njihni ato të Kosovës apo të Shqipërisë?

Eh morr mik i dashur, a thua miqësia, dashuria, gëzimi dhe përkdhelja, konfidenca dhe besnikëria, ndonjëherë kanë përkatësi nacionale!?

Filozofi i madh gjerman, Shopenhauer, deklaroi se ndihet pjesëtar i atij “kombi” që ka për banorë njerëzit e ndershëm; dhe nuk pranoi ta konsiderojë veten si pjesëtar të kombit të të poshtërve.

Në mesin e “kombit” të të ndershmëve – nëse do përdor fjalën e Shopenhauerit – kam shumë miq të sinqertë në mesin e shqiptarëve, sikurse edhe në mesin e maqedonëve, edhe nga Kosova por edhe nga Shqipëria, të cilën më s`paku i njoh. Mbase është interesant për lexuesit që të potencoj se miqtë e parë të mij kur erdha në Shkup, ishin bashkëmoshatarët e mij, Ejupi dhe Skënderi, shqiptarë nga Kaçaniku.

Na thoni diçka në lidhje me raportin që ka njeriu me kafshët sidomos me qenin; ju pyes pasi ju keni një qen të Sharrit. Sa i përkushtoheni atij tashmë kur keni marrë dhe një post të lartë postin drejtues, atë të Kryetarit të Akademise së Shkencave dhe Arteve të Bosnjës? P kohë për njerëzit e afërt a keni?

Dashuria është më e larta dhe miqtë janë përgjegjsi e rëndësishme. Domethënë, dashuria për mikun është përgjegjësia kryesore e gjithsecilit që mund ta kuptojë këtë.

Sipas kësaj, po, kam kohë!

Kuptohet, se kam kohë për më të dashurit, duke përfshirë këtu dhe krijesën e jashtëzakonshme, qenin familjar, gjegjësishtë qenin.

Jo vetëm për qenin e Sharrit?

Qeni është e vetmja krijesë e cila i ka shpëtuar imperativit biologjik që të sakrifikohet vetëm për trashëgimtarët e vet. Nëna dhelpër është e gatshme të sakrifikohet për dhelprat e vogla, luani për luanët e vegjël, por edhe pula të sakrifikohet për zogjtë e saj. Por ky është imperativ biologjik.

Qeni është e vetmja krijesë që sakrifikohet për të tjera lloje dhe jo vetëm për llojin e vet. Nëna-Buçja, deri në vdekje i mbron të vegjlit e saj, por ajo me koston e jetës së vet, do ta mbrojë edhe njeriun, fëmijët, deri edhe pronën e mikut, njeriun!

Ky është një leksion i mirë etik për njeriun, zotninë e vërtetë të këtij planeti, i cili për shkak të egoizmit të vet,  është i gatshëm ta shkatërrojë gjithë tokën. Ndarja e përgjegjsisë për të gjitha krijesat e gjalla, respektimin e njëri-tjetrit, mbrojtjen e të dobëtit nga violenca e më të fuqishmit, është kjo “porosia etike” që na e rikujton kjo krijesë fantastike si qeni!

Faktikisht, është e qartë se situata është kritike deri në skajshmëri, derisa ka ardhë koha që qeni t`i jap “leksione morale”  njeriut!

Na flisni pak dhe për veprat e juaja…

Deri më tani, kam botuar 40 libra dhe rreth 1000 punime shkencore.  Le të flasë për to historia më mirë.

Diçka që nuk u pyetëm dhe që doni ta evidentoni…

Për jetën e njeriut si krijesë shoqërore, si individ i papërsëritshëm, vlejnë dy gjëra: rrënjët dhe krahët.

Rrënjët do t`u mësojnë nga vini, ndërkohë krahët do t`u mundësojnë ta dini kush jeni ju! /tesheshi.com/

Related Posts

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?
Ekonomi

Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?

08/05/2025
Next Post
Greqia jep përsëri pensionet për minoritarët shqiptarë. Ja sa përfiton secili

Greqia jep përsëri pensionet për minoritarët shqiptarë. Ja sa përfiton secili

Mblidhet Asambleja e PS,  zgjidhen 4 emrat kandidatë për Tiranën

Mblidhet Asambleja e PS, zgjidhen 4 emrat kandidatë për Tiranën

Zyrtare dhe përfundimtare:  Kampionati Botëror “Qatar 2022” do të luhet në dimër

Zyrtare dhe përfundimtare: Kampionati Botëror “Qatar 2022” do të luhet në dimër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni