Dueli ndërmjet skuadrave që bëjnë gara në Segunda Division B në Spanjë, Linares dhe Cadiz ka qenë mjaft i tensionuar dhe si pasojë e saj shtatë futbollistë janë “skuqur” nga gjyqtari i ndeshjes, Miguel Angel Ortiz.
Nga e gjithë kjo rrëmujë e kanë pësuar shtatë futbollistë të skuadrës Linares që pas përfundimit të ndeshjes nuk kanë kursyer ofendimet ndaj arbitrit Ortiz, i cili i shpërbleu me nga një karton të kuq për protestim.
Gjithashtu edhe gjatë ndeshjes, gjyqtari Ortiz shpërndau shumë kartonë të verdhë, me ç’rast krijoji përshtypjen që po zhvillohet një betejë lufte e jo futbolli.
Ndeshja u mbyll me epërsi minimale 1-0 nga Cadiz.
/tesheshi.com/