Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord të risistemojnë emigrantët që kualifikohen për mbrojtje ndërkombëtare në një shifër prej 32 mijë personash, e jo 40 mijë si parashikohej më herët. Marrëveshja njoftohet nga burime diplomatike dhe pritet të diskutohet edhe një herë pas gjashtë muajsh.
Ndryshojnë kështu numrat e planit të Komisionit Europian, në draftin e parë për 40 mjë emigrantë që do të pranoheshin nga vendet e ndryshme të BE-së, duke dhënë frymëmarrje për vendet ku emigrantët shkelin së pari, Italinë dhe Greqinë.
Vendet e BE-së do të bëjnë bilancin e tyre pas gjashtë muajsh për të parë nëse do të jetë e mundur të arrihet objektivi i parë, ai i pranimit të 40 mijë emigrantëve nga Italia dhe Greqia. /te sheshi/