Kreu demokrat Basha pati një takim me njeriun që drejton Këshillin Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, njëherësh ish-president, pas së cilit tha:
“Nuk ka kthim prapa, nuk është thjesht djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament, nuk do ketë parlament fasadë, ata mund të mblidhen të marrin vendime dhe shqiptarët do i përgjigjen. Ne do të jemi krah qytetarëve”, tha Basha.
Ndërkohë, profesor Artan Fuga, ka kapur një detaj absurd nga skema e opozitës. Ai pyet se si mund të ketë një qeveri tranzitore pa parlament funksional? Më së paku, ku do ta marrë votëbesimin qeveria e re, pra që kërkon opozita(?!). Gjithnjë duke ngritur tezën hipotetike se Rama e pranon një qeveri të tillë. /tesheshi.com/