Lulzim Basha, pasi humbi të drejtën e vulës në PD, duke mos qenë tani, ligjërisht kryetar PD-ja, ka dhënë sinjalin e parë të një tjetër partie, ama pa u shkëputur nga logoja e PD-së.
“Demokratët euroatlantikë” shkruhet diku në sfond, në banderolën e madhe të PD-së, të cilën ai vijon ta mbajë në seli dhe në emër të së cilës vijon aktiviteti politik.
Pra me gjasë, duke qenë se i kundërvihet Berishës në emër të orientimit perëndimor, forca e re do quhet PD euroatlantike.
Dhe po me gjasë, do përdorë hile vizuale si PD-ja e dikurshme reformatore e Genc Pollos dhe Tritan Shehut për ta mbajtur sa më të paqartë elektoratin demokrat e kësisoj për të përfituar vota. /tesheshi.com/