Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo thjesht broçkullat e një kinse analisti, “shuplaka” e një hoxhe kundrejt tij

    “Jo luftërave të reja”: si reagoi Bernie Sanders prej sulmit ndaj Iranit

    Blerësi më i madh i naftës nga Irani, në telashe

    Smotrich: Bota dhe Gjiri, pagesë për “punën tonë të ndyrë” në Iran

    Tension në rritje në Iran, por edhe në Ngushticën e Hormuzit: ç’po ndodh me anijet?

    Irani, raketë të fuqishme mbi Izrael për herë të parë

    Si do jetë reagimi iranian ndaj SHBA-së?

    Kërkesë për shkarkimin e Trump-it: Shkeli Kushtetutën!

    Izraeli tërheq SHBA-në luftë: Trump sulmon Iranin!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pikëpyetja e një ndeshje të çmendur, kuqezinjtë fituan një pikë apo humbën dy të tilla?!

Si u cilësua nga BBC përballja Kroaci-Shqipëri dhe citimi i Kur'anit nga një gazetar pa e ditur çfarë ka cituar

by te Sheshi
19/06/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Pikëpyetja e një ndeshje të çmendur, kuqezinjtë fituan një pikë apo humbën dy të tilla?!

Shqipëria dhe Kroacia luajtën një 90-minutësh të çmendur dhe njëkohësisht dramatik, zbavitës dhe në të njëjtën kohë për të vënë duart në kokë.

Dy ekipet ballkanike dhanë një shfaqje që përmbante shumë nga ajo që mund të prodhojë një ndeshje futbolli.

“Në këtë Europian ka patur shumë ndeshje argëtuese, dhe kjo është midis më të mirave të tyre”, lexohet në përmbledhjen që BBC i bën sfidës së grupit B.

Shtënia e Qazim Laçit në formacionin e nisjes së lojës ishte një zgjedhje fantastike e brazilianit Sylvinho në stol, e dëshmuar vetëm 11 minuta pas bilbilit të parë, kur dibrani 28-vjeçar do të dërgonte me kokë në rrjetën kundërshtare një top të futur mjeshtërisht në zonë nga Asani.

Uvertura e kuqezinjve vijoi me një kreshendo 45-minutëshe, e ekzekutuar mjeshtërisht dhe së cilës i mungoi vetëm pak gjë për të marrë tone të paharrueshme. Ata nuk arritën të finalizojnë siç duhet në të paktën dy apo tre raste, që do t’u kishin dhënë shifrave tjetër pamje.

Pjesa e dytë, për fat të keq, ishte një përsëritje e miqësores me Azerbajxhanin. Me terren të lënë plotësisht kroatëve, pësimi i një goli dukej thjesht çështje kohe. Dhe, fatkeqësisht, të shoqëruar dhe me një autogol atëherë kur erdhi.

Kroacia as do ta kishte menduar pas kësaj se trepikëshi do t’i ikte nga duart, por një që ua njeh mirë qoshet, Arbër Hoxha i Dinamos së Zagrebit, edhe pse i futur shumë vonë në lojë, do të ndizte fitilin e shqiptarëve të fikur.

Fundi i ndeshjes të linte pa frymë, frenetik në ritëm dhe në kaos, por, fatmirësisht këtë herë, era fryu për kuqezinjtë, që jo vetëm gjetën barazimin me anë të Gjasulës, të njëjtit futbollist që kishte shënuar autogolin, por edhe mund të kishin shënuar në një tjetër rast të krijuar e të shpërdoruar marrëzisht.

Për të qeshur apo për të qarë, aq emocionuese dhe pështjelluese qe loja dhe mënyra si përfundoi, sa paaftësisë për t’u koordinuar e për të menduar me logjikë të ftohtë nuk i shpëtoi as gazetari në terren që intervistonte futbollistët, ndërsa ajetin kur’anor se, “pas vështirësisë vjen lehtësimi”, ia citoi Gjasulës në intervistë si një “shprehje”…!!!

Pas shijes së çuditshme të lënë nga kjo ndeshje, rezultati 2-2 është në thelb një gjëegjëzë: përfaqësuesja e Shqipërisë fitoi një pikë apo humbi dy? /tesheshi.com/

Related Posts

Një mizori si kurrë në histori: një endje zemërthyer në spitalet e Gazës
Kryesore

Një mizori si kurrë në histori: një endje zemërthyer në spitalet e Gazës

23/06/2025
Një histori e marrëdhënieve SHBA-Iran
Gjeopolitikë

Një histori e marrëdhënieve SHBA-Iran

23/06/2025
Si mund t’i përgjigjet Irani SHBA-së?
Analizë

Si mund t’i përgjigjet Irani SHBA-së?

22/06/2025
Next Post
Raporti: Ja ç’bëri Kina për të fshirë kulturën ujgure

Misteret e zhdukjes së disa turistëve në Greqi

Një verë ndryshe për Mark Zuckerberg me megajahtin 300 milionë dollarë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Jo thjesht broçkullat e një kinse analisti, “shuplaka” e një hoxhe kundrejt tij

Jo thjesht broçkullat e një kinse analisti, “shuplaka” e një hoxhe kundrejt tij

23/06/2025
Madonna, Bieber, Jolie, Trudeau dhe Clinton: të afërmit e famshëm të Papa Leo IV

Fenomeni “Zegjine”: kritika e parë në PS për shpotitësen e Gazmend Bardhit

SONY: historia e dy miqve në luftë që krijuan gjigantin e teknologjisë

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni