Ismail Morina, i ashtëquajturi “Ballisti”, do e shijojë në liri ndërrimin e viteve. Pas afro 3 muajsh, ai do lërë qelinë e burgut për ta zëvëndësuar me të shtëpisë, pasi Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e arrrestit për të duke e lënë në “arrest shtëpie”.
Ai përfundoi në burg dy ditë para takimit Shqipëri-Serbi, pasi u gjet me dy armë pa leje.
Ismail Morina është i njohur si autor i dronit mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri tetorin e një viti më parë dhe, për një pjesë shqiptarësh ai është një “hero pa top” i kombëtares kuqezi. /tesheshi.com/