Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj është zyrtari i rradhës shtetëror që është gjuajtur me vezë nga aktivistët e ‘Vetëvendosjes’.
Portali tesheshi.com ka kontaktuar Gecajn i cili përmes telefonit ka treguar se është goditur në seter me vezë nga VV-ja, por jo vetëm ai por edhe disa persona të tjerë që ishin në një tavolinë të ulur së bashku duke pirë kafe.
“Ngjarja ndodhi pas një takimi pune që kishim me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës në ndërtesën e qeverisë dhe deri sa pastaj po pinim nga një kafe. Këta anarkist kanë mund me veprimet e tyre të “plagosin” një anëtarë të lartë të koalicionit të tyre opozitar, kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili edhe duket më i befasuari në fotografinë e shpërndarë nga vet anarkistët”, ka deklaruar Gecaj për tesheshi.com.