Bujar Spahiu është rizgjedhur kryetar i KMSH-së, duke vijuar kështu drejtimin e institucionit kryesor të besimit islam në Shqipëri.
Me 82 vota, Spahiu fitoi zgjedhjet kundër Eduard Shefkiut, administrator i Myftinisë së Durrësit dhe Emirjon Vathajt, Myfti i Beratit. Ky është mandati i dytë për Spahiun, i cili u zgjodh për herë të parë më 2 mars të vitit 2019.
Kujtohet se Bujar Spahiu ka lindur më 26 shkurt 1976 në Kukës dhe, pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në shkollën “Lidhja e Prizrenit në Kolesjan, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën drejt Turqisë në vitin 1992. Aty ai ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, për të vijuar më pas në Egjipt, aty ku kreu studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitetin e Ez’herit në fushën e Tefsirit (interpretimi i Kuranit). Në vite ai ka qenë një zyrtar i KMSH-së derisa u zgjodh në krye të këtij institucioni, pikërisht në kohën kur aty ligjin e bëjnë ata që njihen si pasues të Fetullah Gylenit, një figure tejet të kontestuar nga bashkësia e gjerë e besimtarëve muslimanë, njeri që udhëheq një organizate okulte, FETO-n.
Vetë ai nuk kontestohet, pasi nuk i përket lëvizjes gyleniste, por që konsiderohet i emëruar e rrjedhimisht i kapur prej tyre. /tesheshi.com/