Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Akuzat e Edi Ramës për diplomatët, reagon Selim Belortaja: i hoqi petën një lakrori të mbushur me lloj-lloj lakrash

by te Sheshi
24/08/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Akuzat e Edi Ramës për diplomatët, reagon Selim Belortaja: i hoqi petën një lakrori të mbushur me lloj-lloj lakrash

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, ka reaguar pas deklaratave të ditës së sotme në kryeministri Edi Rama, lidhur me punën e ambasadorëve ku i quajti delenxhinj. Ndryshe nga reagimet politike të deritanishme, Belortaja shkruan në një koment në rrjetin social se Rama ishte shumë i qartë në ato çfarë tha, ndërsa shtoi se ai nuk ndëshkoi njëri në fjalën e tij. Madje ai thotë se kryeministri mbajti një fjalë të mire, i hoqi (ose rihoqi) petën një lakrori mbushur me lloj-lloj lakrash, barërash, hithrash e përbërësish, ku ca janë të shëndetëshme e lehtësuese, por ama shumë të tjera janë ferra, gjemba e mbetje krejt të padobishme,madje të dëmshme për shëndetin ekonomik e kapacitetin zhvillimor të vendit.

“Më ka pëlqyer gjithnjë përpjekja e shtetarëve për t’i hequr “diplomatëve të mëdhenj” shqiptarë vellon e “sofistikimit profesional”, argumentin e një elitarizmi fals për shkak të rolit të tyre të padukshëm, të paprekshëm, të pamatshëm, të një “pune të hollë” që vetëm ata e dijnë, vetëm ata e çmojnë dhe ku të tjerët  as që duhet të ndërhyjnë. Shpesh e gjithë kjo reduktohet në njohjen vetëm të një  anglishteje. Në një të folme të lirshme të saj dhe në disa gjeste, maniera e imitime, thjesht për shkak të qëndrimit shekullor nëpër kryeqëndrat e botës. Ndërkohë që rezultati në ekonomi e zhvillim të vendit është dicka shumë afër zeros”, shkruan Belortaja.

Reagimi i plotë i ambasadorit Selim Belortaja

Kryeministri Rama dhe të vërtetat mbi Diplomacinë Ekonomike.

Nuk lexova asnjë prej komenteve mediatike që pasuan takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me krerët e misioneve diplomatike. Nga eksperienca më rezulton se fillimisht është më mirë të mos ndikohesh prej zërash që në vrullin e parë vijnë prej shtysash e interesash nga më të ndryshme. Pastaj, e përse t’i lexoja kur isha vetë atje? Madje jo si vëzhgues por si ambassador, pra si objekt i mesazheve të kryeministrit.

Pa ju lodhur: mendoj se kryeministri sot mbajti një fjalë të mirë. i hoqi (ose rihoqi) petën një lakrori mbushur me lloj-lloj lakrash, barërash, hithrash e përbërësish, ku ca janë të shëndetëshme e lehtësuese, por ama shumë të tjera janë ferra, gjemba e mbetje krejt të padobishme,madje të dëmshme për shëndetin ekonomik e kapacitetin zhvillimor të vendit.

E para zoti Rama ishte i drejtpërdrejtë por edhe mjaft modest. Ai as u mundua ta përvetësojë këtë nismë. Ta quajë atë një ide të porsalindur, apo një  shpikje të vetën. Z.Rama vetë solli në vëmendje që me këtë temë janë marrë më përpara liderat e qeverive. Ideja dhe kërkesa është e njohur, tha ai.

Ai u ndal te rezultati. Dhe këtu të gjithë bien dakord se rezultati është më së paku, jo ai që pritej.

Së dyti, kryeministri ishte krejt realist në mirëkuptimin e vet se rezultati (i investimit të huaj apo tregtisë me jashtë) nuk mund t’i faturohej njëanshmërisht vetëm një faktori: punës së Shërbimit të Jashtëm. Ai deklaroi se njihte edhe gjithë difektet e hallkave të tjera relevante në proçes. Por askush s’mund të mohojë se puna e përfaqësive tona dhe shërbimit të jashtëm ka një rol kyç në jetësimin e projekteve dhe flukseve të bashkëpunimit. Sektorit të jashtëm madje i kërkohej të kontribuonte edhe këtu: të sillte eksperiencat më të mira nga praktika e huaj. Pa hezituar të prekte çdo strukturë që ka ndikim, qoftë ajo edhe pranë zyrës së kryeministrit vetë.

E treta, kryeministri as njollosi e as mohoi punën dhe performancën e përfaqësive “në aspektet e tjera”. Përkundrazi ai tha se pjesa rutinore, shkresore, konsullore, bëhej mirë. Madje kishte shënuar progres. Por vuri gjithashtu në dukje se kjo për një vend si Shqipëria ishte krejt e pamjaftueshme. Ne nuk jemi as një vend-fuqi e madhe që bëjmë politika globale dhe as ndonjë vend i vogël dhe i humbur, që kërkon identitet, apo që sforcohet për status, njohje apo halle të posaçme politike. Efekti më i mirë që presim të marrim nga diplomacia është ai ekonomik.

Zoti Rama nuk ishte aspak arrogant, (në atë pozicion unë mbase do të isha pak më i ashpër). Ai thjesht solli në vemendje diçka që kushdo e sheh dhe e prek nga përfaqësitë tona. Shpërfillja, anashkalimi dhe inkompetenca në trajtimin e aspektit ekonomik të diplomacisë. A nuk jeni dhe ju dakord që së paku gjysma e përfaqësive kanë problem me këtë punë?..

Nuk pashë as “fshesë të hekurt” e as arbitraritet në fjalën e kryeministrit.  Sepse as nuk “piketoi” e as nuk dënoi njeri. Ndëshkimi (por edhe promovimi e vlerësimi madje edhe shpërblimi) –siç la të kupohej ai – do të vinte natyrshëm si rezultat i dy hapave që për cdo menaxher janë më se normale: analizës së thellë të performancës diplomatiko-ekonomike –me pjesmarrjen dhe përgjegjësinë e të gjitha hallkave (përfshi edhe ministritë, agjensitë qëndrore deri dhe zyrën e Kryeministrit). Dhe”leximin” e performancës cdo 3 muaj për secilën përfaqësi dhe shërbimin e jashtëm në përgjithësi. Cfarë ka këtu të ..pa-arësyeshme? Ose jo-legjitime?

Pse ishte i dobishëm ky takim?

Për të gjithë parashtrimin si më sipër. Por edhe për theksin që sjell në vemendje. Rezultatin ekonomik, pra në investime, tregti, punësim e të ardhura. Në se gjithshka do të ndiqet seriozisht dhe në një qasje holistike (pra që nuk do të kursejë asnjë hallkë të administratës e qeverisjes) mund të jetë edhe një pikë kthese.

E dyta, për nënvizimin e nevojës për një analizë të thellë – si për justifikimin real të mbajtjes së shërbimit diplomatik në shtrirjen që ai ka sot, ashtu edhe për krijimin e një standardi matje të performancës.

Më ka pëlqyer gjithnjë përpjekja e shtetarëve për t’i hequr “diplomatëve të mëdhenj” shqiptarë vellon e “sofistikimit profesional”, argumentin e një elitarizmi fals për shkak të rolit të tyre të padukshëm, të paprekshëm, të pamatshëm, të një “pune të hollë” që vetëm ata e dijnë, vetëm ata e çmojnë dhe ku të tjerët  as që duhet të ndërhyjnë. Shpesh e gjithë kjo reduktohet në njohjen vetëm të një  anglishteje. Në një të folme të lirshme të saj dhe në disa gjeste, maniera e imitime, thjesht për shkak të qëndrimit shekullor nëpër kryeqëndrat e botës. Ndërkohë që rezultati në ekonomi e zhvillim të vendit është dicka shumë afër zeros.

Po a është çdo gjë e mbuluar dhe e zgjidhur pas kësaj fjale e këtij takimi? Sigurisht këtë nuk mund ta themi. Eksperienca ime e gjatë me Diplomacinë Ekonomike më ka bindur se produkti i saj (në kuptimin e “ngjitjes”, rezultatit final), vetëm pjesërisht varet nga puna e përfaqësive tona jashtë, e ca më pak varet nga shkëlqimi i “Shkëlqesive” jashtë.  Në masë të ndjeshme jetësimi i flukseve financiare, industriale, teknologjike, e tregtare, përcaktohet nga funksionimi i gjithë makinerisë ligjore, administrative e vendimmarrëse të Shqiperise si vend pritës. Nga qartësia e proçedurave, transparenca dhe përgjithësisht klima në mbrojtje të investitorëve.

Varet edhe nga cilësitë, shkollimi, kapaciteti e motivimi i njerëzve që emërohen në poste diplomatike. Emërim ky që nuk e bëjnë ambasadorët. Madje këta të fundit, nga emërime të tilla shpesh i “pjell belaja”. Se ju duhet të përplasen përditë jo vetëm me paaftësinë e tyre por edhe me paudhësi, manovra e intriga të vogla e të çuditshme (shumica e të cilave sigurisht vijnë prej inkompetencës dhe mosplotësimit të asnjë kriteri). Është pra një perballje shumë komplekse. Dhe kjo padyshim përbën një sfidë shumë të vështirë të shtetit e qeverisë së re. Kërkon një aksion të gjerë, të thellë e të sinqertë. Pjesë e të cilës mendoj se ishte edhe ky takim. /tesheshi.com/

Tags: ambasdoreEdi Ramareagimselim belortaja

Related Posts

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës
Bota & Rajoni

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?
Diplomaci

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…
Shëndet & Gatim

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Next Post
Lieke Martens shpallet futbollistja e vitit

Lieke Martens shpallet futbollistja e vitit

Përflasin deklamimin “Allahu Ekber”, dy kryebashkiakë italianë përballen me kritika të ashpra (video)

Përflasin deklamimin “Allahu Ekber”, dy kryebashkiakë italianë përballen me kritika të ashpra (video)

The Economist: kur është fjala për pasaportat, ia vlen të jesh gjerman

The Economist: kur është fjala për pasaportat, ia vlen të jesh gjerman

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni