Një lajm i agjencisë prestigjoze të lajmeve AFP mbi vizitën e Papa Françeskut në Kosovë ende nuk është konfirmuar nga burime zyrtare.
Megjithatë francezja AFP është agjencia e dytë për nga rëndësia në botë pas Reuters, ndaj duhet marrë seriozisht njoftimi i dhënë dy ditë më parë.
AFP, në një korespondencë nga Vatikani i referohej burime pranë këshilltarëve të Papa Françeskut.
Burime të afërta me të i kanë zbuluar AFP-së se në mesin e destinacioneve të tij për vitin 2016 do të jetë edhe Kosova.
Nëse ndodh, kjo do të ishte vizita e parë e një Papen ë të gjithë historinë. Krerë të Vatikanit në vite, përveç Shkupit, Beogradit dhe Prishtinës, ka vizituar të gjithë kryeqytetet e Ballkanit.
Përveç Kosovës, në plan për vitin 2016-n janë edhe Armenia, Polonia, Argjentina, Franca etj. Vatikani akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet.
/tesheshi.com/