Lidhur me protestën e fundit të ish-pjesëtarëve të UCK-së të mbajtur dje në Kaçanik ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka kërkuar Qeveria e Kosovës finalizimin dhe publikimin e menjëhershëm të listave përfundimtare të veteranëve të luftës.
Nga kjo parti thuhet se ky proces edhe ashtu është stërzgjatur, tërësisht pa nevojë, dhe çdo vonesë është e pakuptueshme dhe e patolerueshme.
E konsiderojmë të rëndësishme të potencojmë se Komisioni për Ankesa të ketë kryer punën si duhet dhe në lista duhet të jenë të përfshirë të gjithë ata që ishin pjesë e luftës, pa asnjë diskriminim, thuhet në deklaratën e AAK-së./tesheshi.com/