Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Ali PAJAZITI: Sheshi publik global dhe diversiteti fetar

Nga te Sheshi
22/06/2015
në Opinione
Reading Time: 7 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Sheshi publik global dhe diversiteti fetar

Epoka në të cilën jetojmë është cilësuar edhe si epokë e (ri)kthimit të së shenjtës, epokë në të cilën përshpirtmërisë sërish i kthehet relevanca shoqërore, pas shekujve e dekadave të shekullarizimit e laicizimit të individit e të shoqërisë së periudhës së modernitetit të shkërmoqur e të dëmtuar fetarisht. Në këtë drejtim, fetë shfaqen në të ashtuquajturin “supermarketin e spiritualitetit” (Berger), ku njeriu ka mundësinë të marrë atë që pëlqen nga ofertuesit e vlerave dhe të shpëtimtarisë postmoderne. Presidenti aktual i Maqedonisë, Ivanov, i ndikuar nga këto tendenca globale dhe nga nevoja për afrim mes komuniteteve të ndryshme etnike e fetare, ka ndërmarrë një nismë të mbiquajtur “Dialogje shpirtërore”, ku në praninë e përfaqësuesve të komuniteteve fetare, të botës akademike, të OJF-ve, etj., trajtohen tema të fetarisë sociale në kontekstin vendor dhe më gjerë.

Më 14 maj të muajit të shkuar, në Shkup, në vilën “Vodno”, nën patronazhin presidencial u mbajt tribuna e radhës, me temën, “Liria e fesë  dhe krijimi i një bote të sigurt për diversitetin”, në të cilën morëm pjesë edhe ne. Ligjërues ishte Dr. Os Guinness, sociolog eminent i religjionit, një nga komentuesit më të kërkuar socialë në SHBA, udhëheqës seminaresh në konferenca politike dhe biznesore në Europë e Amerikë, personalitet që ka ligjëruar në Parlamentin Britanik, në Kongresin Amerikan dhe në Akademinë Kineze për shkenca sociale, si dhe nëpër universitete të ndryshme botërore. Guinness mes tjerash ka botuar edhe veprat, “A Case for Civility” (“Në emër të mirësjelljes”) dhe “Time for Truth” (“Koha për të vërtetën”). Dr. Guinness është një nga promotorët më të zëshëm të pluralizmit religjioz dhe të respektimit të diversitetit, autor edhe i librit, “The Global Public Square: Religious Freedom and the Making of a World Safe for Diversity“ (“Sheshi publik global: Liria fetare dhe ndërtimi i një bote të sigurt për larminë”).

Nikoqiri i këtij debati, presidenti, shfaqi mes të tjerash në fjalën hyrëse një hartë kulturologjike e fetare të Maqedonisë, duke nënvizuar se në këto dhera shumëfetarësia është një markë veçuese, ku bashkëjetojnë fe të ndryshme, duke dhënë shembullin e Shkupit të Gonxhe Bojaxhiut, pranë shtëpisë së lindjes së të cilës ka qenë kisha katolike, ajo ortodokse, Burmali Xhamia, dhe përtej Vardarit, tempulli hebre. Ai vuri në dukje gjithashtu se Maqedonia ka dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë figura të mëdha, si Leka i Madh, Ataturku, Mehmed Ali Pasha, Jahja Kemali, Sharik Tara, se në të pjesën e fundit të jetës e ka kaluar “greku më i famshëm”, Zorba, etj., se fetë në këtë shtet kanë status të barabartë kushtetues, se Maqedonia ka dallim në trajtimin e diversitetit dhe të fesë krahasuar me regjimet si ai Greqisë, që nuk njeh kombësi të tjera pos asaj greke, si ai i Zhivkovit, që synonte asimilimin e turqve dhe myslimanëve, si i Enver Hoxhës, që i kishte shpallur luftë Zotit, si i Millosheviqit, që kishte hyjnizuar serbianizmin dhe kishte krijuar një klimë skëterrore gjithandej Ballkanit.

Ai theksoi rëndësinë e historisë së sistemit të miletit osman për aktualitetin, duke trajtuar projektet e mëdha për paqe (Pax Romana, Pax Ottomana, Pax Americana), nevojën për të rishkruar historinë maqedonase, e cila është serbocentrike, për pasojë, albanofobike. Ai foli edhe për trasimin e rrugës së respektit nga babai i tij përmes fjalës “dikkat” (kujdes) për çdo dalje nga shtëpia, për iftaret presidenciale, për bakllavanë e bajrameve, për korzon (shëtitoren) multietnike, për modelin maqedonas të “integrimit pa asimilim”. Pra, paraqiti një pamje shumë pozitive të gjendjes së ndërveprimit mes aktorëve fetarë dhe jashtëfetarë në RM-në e trazuar etnikisht, por edhe fetarisht, ku shënohet një fenomen i quajtur etnocentrizëm dhe, tjetri, “teokratizim i shekullarizmit”, ku shteti, sipas regjistrimeve sociologjike dhe atyre të organizatave ndërkombëtare, si Departamenti i Shtetit, diskriminon hapur fetë e tjera karshi Krishterimit ortodoks.

Më pas fjalën e mori Dr. Guinness, i cili foli për periudhën e re, e cila quhet transnacionale, ose e rendit të ri botëror, të dallimeve të mëdha, kur çdokush është çdokund, pra, epokë e sheshit publik global, e agorës, asamblesë, kongresit planetar, e internetit, e rrjetit magjik që na bën të afërt të gjithë “qytetarët” e globit, kur raportet mes njerëzve nuk janë më ballë për ballë, por anonime, virtuale, në të cilën fenomene si karikaturat daneze arritën që për një çast të trazojnë gjithë botën islame. Në këtë periudhë mbizotëron ideja për të drejtat themelore të njeriut, e ndërgjegjes, e fjalës dhe mbledhjes apo organizimit të lirë. Një çështje madhore me të cilën përballemi sot është ajo e lirive fetare, si të jetojmë me dallimet tona më të thella në një botë të përçarë nga konfliktet fetare, kur kërcënimet ndaj dinjitetit njerëzor janë përnjëmend rrëqethëse, në një botë kur disa shoqëri përballen me represionin e ashpër qeveritar, kurse disa të tjera janë të ndara në bazë të konflikteve të hidhura lidhur me pozitën e fesë në jetën publike. Dhe, natyrisht, pyetja që shtrohet do të jetë kjo: A ka shpresa për të jetuar së bashku në paqe?

Guinness, një nga mendimtarët më në zë të kohës lidhur me liritë fetare, shigjeton një objektiv: avancimi i vizionit për lirinë fetare (liri e frymës) që akomodon pretendimet konkurruese lidhur me të vërtetën se pse njeriu ekziston, që garanton lirinë dhe drejtësinë dhe ndërton stabilitetin në kuadër të një rendi botëror të thyeshëm. Në këtë drejtim, sipas tij, ne duhet që t’i maksimizojmë lirinë dhe drejtësinë dhe të mësojmë të negociojmë dallimet e mëdha në jetën publike.  Në një botë të rrethanave kritike të historisë njerëzore, kjo është rruga për të gjithë, ky është vizioni konstruktiv, jo utopik, i të së ardhmes.

Shumë interesante ishte qasja e diadës mes sheshit publik të shenjtë, në të cilin një fe e vetme është e privilegjuar, që në mënyrë ekskluziviste njëjtësohet me të drejtën e fesë, dhe sheshit publik publik të zhveshur, në të cilin të gjitha fetë dhe simbolet fetare janë të përjashtuara nga jeta publike. Është e qartë se asnjë prej këtyre versioneve ekstreme për trajtimin e fesë nuk është adekuat për epokën në të cilën jetojmë; në epokën e ndërlidhjes, të fshatit global, kur njerëzit linden në një vend, jetojnë në një tjetër, vdesin diku tjetër. Sipas tij, formula që mund t’i sjellë ardhmëri paqësore botës është ajo e sheshit civil dhe kosmopolit, në të cilin qytetarët e një besimi janë të lirë të hyjnë dhe të angazhohen në jetën publike në bazë të besimit të tyre, por në kuadër të një kornize të asaj se çka është e drejtë dhe e lirë edhe për pjesëtarët e të gjitha feve.

Ndër çështjet që ne shtruam ishte ajo se si synohet të jetësohet platforma e Guinness-it, kur vendi nga vjen ai ka gjeneruar shkencëtarë të epërsisë, si Fukuyama, me teorinë e vet për fundin e historisë, që i përçmon të gjitha kulturat e tjera pos asaj liberal-kapitaliste, të konfliktualitetit, si Huntington-i, i cili ka lançuar tezën për përplasjen mes kulturave botërore, pra, mes feve, mes Perëndimit dhe Lindjes, apo të tjerëve, që në mënyrë të tërthortë kanë gjeneruar tendosje globale të tipit të “terrorizimit” të një pjese të mirë të popullatës botërore, që në vend të rendit të ri botëror kanë prodhur një anarki të re botërore.

Polemika tjetër u zhvillua në rrafshin e  kthjellimit tonë të gjendjes në lidhje me statusin e fesë në Maqedoni, me disa pyetje të shtruara Presidentit për debat. Në këtë aspekt theksuam stratifikimin privilegjues të feve; statusi i Bashkësisë Fetare Islame, në krahasim me Kishën Ortodokse të Maqedonisë, nuk është i njëjtë juridikisht. Folëm për shtetin që ndërton kisha me paratë e të gjithë qytetarëve (Shën Elena dhe Konstantini, rreth 20 milionë euro), që vendos kryqe në çdo majë kodrinore, për alfabetin cirilik dhe mihrabin në urën e gurit që nuk korrespondojnë fare, për përvojën e teravisë së parë të vitit të kaluar në xhaminë e kalasë së Shkupit, pa kurrfarë freskie shpirtërore nën ndikimin e muzikës zhurmëmadhe hard rock të Billy Idol-it, autorit të albumit Devil’s Playground (Fusha e Djallit), për pivofestin (festivalin e birrës) 20 metra larg xhamisë së Mustafa Pashës, për kryqin 53-metërsh para grataçielave të “Cevahir Holdingut” në lagjen Aerodrom, dhe për deklaratën e përfaqësuesit të KOM-it se ndërtojnë kryqe si ky i madhi për t’i qëndruar karshi “sulmit ndaj hapësirës kristiane”, duke theksuar  nevojën për mbrojtje nga myslimanët.

Një konstatim i yni ishte se, për çudi, në qendrën e Shkupit të dikurshëm, të anës së djathtë dhe të majtë të Vardarit, të gjitha objektet fetare që i përmendi presidenti janë (ca të zhvendosura), me përjashtim të Burmali Xhamisë, në vendin e të cilës kapitali grek po ndërton një godinë laike (hotel-shtëpi oficerësh). Në fakt, çfarë klime të dialogut ndërfetar mund të ketë kur politikat diskriminuese të shtetit e detyruan BFI-në, bashkësinë e dytë fetare në RM, të mos marrë pjesë në konferencën e tretë botërore për dialog ndërfetar dhe ndërqytetërimor të vitit 2013, platformë kjo e nisur nga pararendësi i Ivanovit? Këto fakte mbeten të tilla edhe përkundër fjalëve të drejtoreshës së Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Bozhinovska, që shprehu elozhe për “Ligjin për bashkësitë fetare…” dhe funksionimin e shkëlqyeshëm të tij. (Shënim: Apologjinë e BFI-së përballë “babait të shtetit” dhe Bozhinovska-s e kemi bërë për hir të së vërtetës, ndonëse më vonë u publikua shkrimi “Ulemaja e vesit”.)

Në konceptin e propozuar nga Guinness-i, shteti nuk mund të fshihet pas parullës për bashkëpunim publik me bashkësitë fetare, e, nga ana tjetër, të shtyjë përpara një formë të religjiocentrizmit shekullarist. Shoqëria harmonike mund të arrihet vetëm nëse te qytetarët kultivohet ajo që Guinness-i e shprehu përmes fjalëve, “të qenët i mirë me çdokënd”, ndaj çdo qenieje humane që është “krijuar në imazhin e vetë Zotit”, me ekuidistancë të shtetit ndaj të gjitha subjekteve fetare. Në të kundërt, janë vetëm llafe goje edhe “dikkati”, edhe iftari e uratat presidenciale, edhe bakllavaja, edhe “bin berekati”, edhe “komshu kapixhiku”, edhe çarshia multietnike, edhe pohimi se në Maqedoni ekziston respekti natyral përkundër tolerancës artificiale, të përmendura në këtë tubim. /tesheshi.com/

 

 

 

 

Të ngjashmeLajme

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit
Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

21/06/2022
Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë
Opinione

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

18/06/2022
Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!
Opinione

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

29/05/2022
Lajme të tjera
Ditën më të veçantë të vitit e keni përjetuar dje, por ndoshta nuk e keni ndier…..

Ditën më të veçantë të vitit e keni përjetuar dje, por ndoshta nuk e keni ndier.....

A do të kemi “luftë sektare” PS-LSI pas mbylljes së zgjedhjeve?!

A do të kemi “luftë sektare” PS-LSI pas mbylljes së zgjedhjeve?!

Si asnjë tjetër, llamba me jetëgjatësinë më të madhe në botë (plotë 114 vite e pa fikur)

Si asnjë tjetër, llamba me jetëgjatësinë më të madhe në botë (plotë 114 vite e pa fikur)

TË FUNDIT

Abazoviç, gati për në Beograd

Abazoviç, gati për në Beograd

9 minuta Më parë
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

3 orë Më parë
Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

3 orë Më parë
Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022
Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

24/06/2022
Rama për BE-në: Si një fatkeqësi natyrore!

Rama për BE-në: Si një fatkeqësi natyrore!

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist