Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A po e kërcënon vapa ekstreme turizmin veror në Mesdhe?

Vendet e Evropës Jugore, mënyra për të shmangur eksodin e turistëve. Po Shqipëria?

by te Sheshi
23/06/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
A po e kërcënon vapa ekstreme turizmin veror në Mesdhe?

Nga Tom Kington, David Chazan & David Sharrock, Sunday Times

Këta javë temperaturat në kryeqytetin italian Romë arritën në 39 gradë Celcius. Turisti holandez Frenklin De Lar iu bashkua radhës para shpërndarësit të ujit të ftohtë, të vendosur enkas nga autoritetet pranë Koloseut. “Që të mbijetosh në një vapë të tillë, duhen më shumë gjëra të tilla. Mendoj se tashmë është tepër vonë për të vizituar qytete si Roma”- më thotë ai, ndërsa fshin ballin e mbuluar nga djersa, dhe vendoset pak më përpara në radhë.

Përpjekja për t’i mbajtur turistët të freskuar, teksa ndryshimet klimatike po rritin ndjeshëm temperaturat, është shndërruar në një shqetësim serioz në Itali, ku turizmi zë 13 për qind të PBB-së kombëtare. Shoqata e industrisë, Federturismo, ka deklaruar se numri i vizitorëve të

huaj ra me 25 për qind në korrik dhe gusht të vitit të kaluar, krahasuar me mesataret e para pandemisë së Covid-19. Kjo pasi ata u përpoqën të shmangnin vapën ekstreme. Ndërsa valët e para të të nxehtit këtë vit përfshinë Evropën, duke i marrë jetën disa turistëve në Greqi, dhe e duke detyruar kompaninë B&B në Agrigento të Siçilisë të largonte turistët pasi u mungonte uji, vendet anembanë Mesdheut po përpiqen që të gjejnë zgjidhje.

Në Siçili, 6 milionë euro do të shpenzohen vetëm për hapjen e puseve të reja në Agrixhento, me prioritet furnizimin me ujë për turistët. “Nuk do të ketë më probleme për vizitorët”- premton një zëdhënës i autoritetit rajonal.

Ndërkohë në Firence, ku gjatë stinës së verës ka më shumë ditë me temperatura mbi 35 gradë Celsius se çdo qytet tjetër italian, një festival muzikor që ishte planifikuar për në korrik në një nga sheshet qendrore, është zhvendosur në një terren më të lartë jashtë qytetit, nga frika se mos turistët humbin ndjenjat apo edhe vdesin nga i nxehti i madh.

Ndërkohë në Venecia, bashkia është angazhuar në mbjelljen e më shumë pemëve nëpër parqe, dhe po i inkurajon turistët të shëtisin anash bregut të detit për t’u freskuar sadopak. “Nëse doni të kaloni gjashtë orë duke parë Venecian me një çantë shpine në temperaturën 40 gradë Celsius, ne u themi:Merrni lehtë dhe kini kujdes, kaloni një natë këtu dhe na vizitoni sërish pas sezonit të verës”- thotë Simone Venturini, kreu i turizmit në këtë qytet.

Operatorët e turizmit mund të jenë të vetëkënaqur nga një rritje e turizmit në pranverë dhe vjeshtë, që po e kompenson disi rënien e frekuentimit gjatë verës. Vitin e kaluar, numri i turistëve që prenotuan një shtrat në Itali arriti shifrën rekord 134.4 milionë, me 52 për qind që vinin nga jashtë vendit.

Megjithatë, gjatë pushimeve të tij që përkuan me një vale të madhe të nxehti në Itali vitin e kaluar, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbah, nuk ngurroi të paralajmëronte përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter: “Nëse gjërat vazhdojnë kështu, këto destinacione pushimesh nuk do të kenë të ardhme në një periudhë afatgjatë. Ndryshimet klimatike po e shkatërrojnë Evropën Jugore!”.

Edhe Marina Lali, drejtuese e Federturismo, është në të njëjtën linjë, duke e pranuar: “Më shumë se gjysma e turistëve bëjnë rezervime bazuar tek kushtet e motit”. Ministria italiane e Turizmit po mbështet përpjekjet për ta promovuar turizmin gjatë gjithë vitit larg qyteteve të mëdha dhe të nxehta.

Por Kristina Motironi, eksperte e turizmit në Universitetin Bokoni në Milano shprehet: “Për këtë sfidë të madhe nuk ka ende asnjë vizion strategjik”. Me të njëjtin problem serioz përballet edhe Spanja, ku një studim ka parashikuar se një rritje prej 3 gradë Celsius në temperaturat e verës e pakëson me 10 për qind fluksin e turistëve.

Shumë qytete spanjolle – madje edhe në veri, ku më shumë spanjollë po zgjedhin tashmë të kalojnë pushimet e tyre verore, po eksperimentojnë me “korridoret ftohëse” – shtigjet me hije dhe spërkla uji që ndihmojnë në uljen e temperaturave në hapësirat publike.

Në Madrid dhe Barcelonë, urbanistët po i përmirësojnë hapësirat e gjelbra, duke mbjellë më shumë pemë, krijuar çati të gjelbra, dhe duke zgjeruar parqet për të ndihmuar në thithjen e nxehtësisë, sigurimin e sa më shumë vende me hije, dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Sevilja ka ngritur “strehëzat klimatike” në hapësira publike si shkollat dhe qendrat komunitare të pajisura me ajër të kondicionuar dhe të hapura gjatë valëve të të nxehtit ekstrem. Madridi e ka përmirësuar infrastrukturën e tij të transportit publik, me ajër të kondicionuar në të gjithë trenat dhe autobusët.

Në Francë, ku më shumë familje po zgjedhin rajone më të freskëta si Bretanja për pushimet e tyre, dhe më pak vizitorë po ikin në jug të vendit, janë ende të freskëta kujtimet e valës së të nxehtit ekstrem të vitit 2003 që vrau mbi 15.000 njerëz. Vapa e verës mund të jetë mbytëse në Paris, ku çatitë prej zinku mund t’i kthejnë ndërtesat në kurthe nxehtësie.

Autoritetet në qytet kanë krijuar më shumë se 1.400 “ishuj të freskimit”, ku njerëzit mund të kërkojnë ndihmë, përfshirë sheshet, parqet, kopshtet dhe hapësira të tjera të gjelbra. Në verë, parqet qëndrojnë të hapura deri vonë, në mënyrë që njerëzit të mund të freskohen gjatë natës.

Një raport nga shkencëtarët ka ngritur shqetësimin për Olimpiadën e Parisit që mbahet këtë verë. Ai paralajmëron se “i nxehti i madh … mund të çojë në gjendje te fikëti sportistët në garë, dhe në skenarët më të keq të shkaktojë vdekjen e tyre”.

Xhonatan Santarneki, menaxheri i “L’Alternative”, një bar dhe restorant në qytetin jugor francez Arles, thotë se vala e të nxehtit shkaktoi vitin e kaluar një rënie të numrit të klientëve. “Ne kishim shumë klientë kur temperatura ishte deri 30 gradë. Por kur u ngrit më lart, njerëzit nuk po vinin më”- thekson ai.

Greqia është tronditur nga vdekja e 67-vjeçarit Majkëll Mozli, mjekut dhe prezantuesit të njohur televiziv britanik, që humbi jetën teksa po shëtiste i vetëm në kulmin e vapës mbytëse të drekës nëpër ishullin e njohur Symi. Ai është vetëm një nga disa turistët që kanë vdekur duke sfiduar vapën ekstreme, dhe duke e detyruar policinë lokale t’i lutet turistëve që të kenë më shumë kujdes.

Trupi i pajetë i një turisti holandez 74-vjeçar, u gjet nga një dron i shërbimit zjarrfikës në një luginë në ishullin Samos. Ai u pa për herë të fundit, duke ecur në vapën e madhe të orëve të drekës. Ndërkohë trupi i një amerikani 55-vjeçar, u gjet në një ishull të vogël pranë Korfuzit, ndërsa dy izraelitët që humbën rrugën gjatë një shëtitjeje në Arkadia në jug të Greqisë, u gjetën po të vdekur nga vapa.

Kryetari i bashkisë së Sikinos në Ciklades, tha se dy turistë francezë, të moshës 73 dhe 64 vjeç, u nisën për një shëtitje kur ishulli po përjetonte një periudhë “jo normale të të nxehtit” në fillim të qershorit. Menaxheri i hotelit ku qëndronte gruaja 73-vjeçare, tha se ajo kishte arritur të merrte në telefon dhe jepte alarmin, por i mbaroi bateria e telefonit, përpara se të mund të tregonte vendndodhjen e saj.

Kërkimet për dy turistët vazhdojnë ende. Në ndërtesën mitike të Koloseut në Romë, Eli Holl, 30 vjeçe nga Britania, ndaloi pak në hije për t’u freskuar pasi temperatura ishte thuajse 40 gradë Celcius. “Herën tjetër do të vij në Romë në shkurt ose mars”- shprehet ajo.

Ajo udhëton bashkë me Adam Tribovskin, 32 vjeç, i cili thotë se u detyruan ta kufizojnë kohën e kaluar në Koloseum. “Mendoj se këtë vapë do të shmangim shkuarjen tek Forumi Romak, dhe në vend të kësaj do të shkojmë dikur për të pirë diçka për t’u freskuar”- shprehet ai.

Në vendin tonë flitet shumë për bumin turistik të viteve të fundit. Por nuk kemi parë ende strategji afatgjata të shoqëruara me masa konkrete, sesi mund të përballohet kjo sfidë e nxitur nga ndryshimet e klimës.

Related Posts

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?
Ekonomi

Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?

08/05/2025
Next Post
E pasur dhe mizore? Vjen dënimi për familjen më të pasur britanike

E pasur dhe mizore? Vjen dënimi për familjen më të pasur britanike

Të të kërkojë Taulant Balla e jo vetëm një dorë të mirë eurosh…(?!)

Të të kërkojë Taulant Balla e jo vetëm një dorë të mirë eurosh…(?!)

Në këtë ditë, filloi pushtimi më i madh tokësor në historinë e njerëzimit

Në këtë ditë, filloi pushtimi më i madh tokësor në historinë e njerëzimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni