Zv.kryeministri Erion Braçe është treguar i ashpër me opininon e median greke pas zbulimit të së ëërtetës për vrasjën e Caroline-s 20-vjeçare, autor i së cilës paskësh qenë bashkëshorti i saj grek e jo ndonjë shqiptar, siç u aludua që nga fillimi e deri në fund.
“Prej dites kur u njoftua krimi makaber, ores, oreve e diteve qe pasuan,
mbushur me lajme te medias greke se “vrasesit jane shqiptare”, “vrasesit folen gjuhe te perafert me shqipen”, “vrasesit mund te jene nje bande romesh nga Shqiperia qe vjedhin e pasojne me krime te perbindshme”, kam uruar te mos jete e vertete!
Ndaj sot, te gjitha agjensite ligjzbatuese greke, meritojne nje duartrokitje te madhe per punen, profesionalizmin, kembenguljen per ti shkuar krimit deri ne fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit te nje krimi te perbindshem!
Po media greke?
Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e nje pjese edhe raciste,
duhet te bej nje hap pas e te kerkoj ndjese;
Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje nje pjese i shpalli fajtore, jo vetem qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me nje piste te paqene, te rreme, te pavertete!
I keqardhur pafund per kete!
Krimi nuk ka komb, as kombesi!
Krimineli eshte njesoj i tille pavaresisht pasaportes, pasaportave;
Duhet trajtuar njesoj, sipas ligjit e me ashpersine qe buron prej tij;
Agjensite tona ligjzbatuese duhet te jene edhe me afer, te bashkepunojne edhe me fort, intesivisht per ti bere kufijte e vendet tona edhe me te sigurta, duke ju ofruar qytetareve tane paqe e qetesi!”, përfundon mesazhin e tij numri dy i qeverisë shqiptare. /tesheshi.com/