Disa banesa në fshatin Muzinë, bashkia e Finiqit po rrezikohen nga flakët që kanë përfshirë zonën pranë “Syrit të Kaltër”.
Nga raportimet e para mësohet se flakët janë përhapur për shkak të erës, ndërsa banorët janë angazhuar me mjete rrethanore për shuarjen e tij.
Autoritetet vendore kanë kërkuar ndihmë edhe nga Saranda për shuarjen e zjarrit, ku një zjarrfikëse është nisur drejt vendit të ngjarjes. /tesheshi.com/