Zinedin Zidan ka zgjedhur personalisht emrin e lojtarit që do të zëvendësojë në skuadër Garet Bejl, i cili herë për shkak të dëmtimeve, e herë për shkak të merkatos, duket që nuk “e ka të gjatë” tek Reali i Madridit.
Vetë trajneri i Los Blancos, ka zgjedhur Eden Hazard të Çelsit, si një lojtar “të denjë” për të luajtur në Madrid. Në fakt edhe vetë mesfushori belg e ka shprehur disa herë publikisht se nëse i vjen një ofertë nga Reali i Madridit, do të shkonte “me vrap”.
Gjërat përputhen, por çfarë nuk dihet ende është nëse dicka e tillë do të realizohet që në merkaton e janarit, apo në fund të sezonit. Në fakt uellsiani Bejl është dëmtuar sërish gjatë grumbullimit me Kombëtaren, e nuk ka “garanci” për një ritkhim të plotë të tij. Vetë Zidan nuk është shprehur kurrë për ndonjë përforcim në skuadër, madje duke e vlerësuar si të “panevojshme” dicka të tillë.
Por kësaj rradhe, me një Bejl që më shumë nuk është sesa luan, është detyruar për herë të parë, të kërkojë nominalisht një lojtar. Megjithatë, pengesë për transferimin e belgut në Madrid, mund të jetë edhe trajneri Konte i Çelsit, i cili e ka vlerësuar Hazard si lojtar kryesor në skuadër. Mes kërkesës dhe mundësisë, do të jetë forca e vullnetit të secilës palë që do të vendosë. Zakonisht, madrilenët nuk gabojnë në objektiva… /tesheshi.com/