Të jesh stjuardesë është një ëndërr për çdo vajzë. Profesioni i qiellit të ofron ndjesinë e shëtitjes nëpër botë, por nuk është kështu, nuk është aq luks sa mendohet; madje mund të jetë e kundërta.
Udhëtimet, blerjet, ushqimi nga të gjitha pjesët e botës, janë vetëm një iluzion i asaj që pret stjuardesën kur ajo fillon të bëjë punën. Të paktën referuar rrëfimeve dëshpëruese të atyre që janë punësuar te linjat e Emirateve, të cilat e shohin këtë karrierë si shkatërrim jete, paçka rrogës së majme.
Ata udhëtojnë përgjithmonë, por shpesh nuk shohin asgjë.
Shumica e stjuardesave pretendojnë se kanë kaluar nëpër të gjithë botën, por thjesht nuk kanë ardhur për të parë qytetet ku ato uleshin ishin. Qëndrimi në një qytet zgjat më pak se 24 orë, gjysma e të cilave shkon në gjumë pas fluturimeve të gjata. Një ditë ose disa orë nuk janë të mjaftueshme për të vizituar vendin ku ndodhesh.
Stjuardesat shpesh kanë fluturime në orët e natës, apo me kohëzgjatje deri në 17 orë. Duke marrë parasysh se ata duhet të jenë gjithmonë sforcueshëm të buzëqeshura dhe në shërbim të të gjithë pasagjerëve, kjo nuk tingëllon si sadisfaksion.
Ato u shërbejnë udhëtarëve për çdo gjë; kujdesen për sigurinë e tyre, u përgatisin kafe dhe çaj, u përgjigjen të gjitha pyetjeve të tyre dhe…u “pastrojnë dhe pelenat”; kjo në kuptimin e të bërit të pastrueses së banjove, pasi nuk ka personel të posaçëm që merret me tualetet, janë stjuardesat ato që i pastrojnë.
Ndërsa një ish-stjuardesë shkon dhe më tej kur thotë që nuk arriti ta besonte se sa pasagjerë ishin të neveritshëm deri në ekstrem.
Gjithashtu, ato ankohen se sa rrallë shohin familjen dhe miqtë. Ndërkohë edhe festat janë pothuajse të humbura, pikërisht për shkak se ndodhen në qiell, në këmbë gjithnjë për të shërbyer. /tesheshi.com/