Nuk ka pasur revolucion politik në Spanjë, por gjithsesi skena politike nuk është më e njëjtë pas zgjedhjeve të së dielës.
Partia Popullore e Kryeministrit Mariano Rajoy, ka fituar zgjedhjet por jo shumicën për të qeverisur. PPE ka marrë 123 vende në Parlament kur për të qeverisur I duhen 178.
Më të goditur nga zgjedhjet kanë dalë socialistët e PSOE, që edhe pse dy mandate në opozitë nuk kanë arritur të vijnë në pushtet.
Homologët e Alexis Tsipras, Podemos që drejtohen nga profesori I filozofisë, Pablo Iglezias kanë dalë forcë e tretë duke u afruar në shifra me socialistët. Duke premtuar të njëjtën gjë si në Greqi, ardhjen në pushtet sa më shpejt.
/tesheshi.com/