Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Zelanda e Re: kur deputeti maor përjashtohet nga parlamenti

Deputeti i Zelandës së Re Rawiri Waititi u përjashtua nga seanca pasi kreu një kërcim tradicional nga komuniteti etnik vendas i Zelandës së Re Maori në protestë.

Bashkëpresidenti i partisë Maori, Waititi u ngrit nga stoli dhe kreu një vallëzim haka për të protestuar retorikën e përdorur gjatë debatit parlamentar mbi reformën e sistemit shëndetësor që parashikon përfitime të caktuara për komunitetin Maori.

Ai akuzoi opozitën e Zelandës së Re për retorikë raciste ndaj Maoreve dhe për prishjen e reputacionit të parlamentit kombëtar.

Kryetari i Parlamentit të Zelandës së Re Trevor Mallard së pari e thirri Waititi të kthehej në bankën parlamentare dhe të vazhdonte diskutimin, dhe më pas e urdhëroi atë të largohej nga seanca për shkak të sjelljeve të papërshtatshme.

Haka është emri i një vallëzimi ceremonial Maori tradicional që përfaqëson një sfidë ose një thirrje lufte në situata konfliktuoze.

“Një propagandë dhe retorikë e tillë nxit racizëm helmues në të gjithë Zelandën e Re dhe ne nuk do ta tolerojmë më atë,” u tha Waititi gazetarëve para parlamentit, duke akuzuar udhëheqësin e Partisë Kombëtare të opozitës Judith Collins për sulme të pandërprera ndaj komunitetit Maori për të fituar votat e jo-maorëve

Partia Kombëtare akuzon qeverinë e Zelandës së Re për një axhendë separatiste për shkak të shërbimeve të zgjeruara shëndetësore të njoftuara për Maori, të cilët zakonisht janë në një pozitë vartëse krahasuar me grupet e tjera etnike. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts