Një formim, i cili ia kalon në përmasa Kanionit të Madh në Amerikë. Ky është kanioni i dytë më i madh i zbuluar në sistemin diellor. Kjo e çarë gjigante në Planetin Mërkur është e dyta pas asaj të zbuluar më herët në Mars.
Është e gjatë 1 mijë kilometra dhe tre kilometra e thellë: përmasat e kanionit janë analizuar nga sonda Messenger, e cila prej kohësh sillet në orbitën e planetit.
Një sërë analizash kanë bërë të mundur krijimin e një harte të Mërkurit ku gjendet kanioni i gjatë. Por ajo që i ka habitur shkencëtarët është origjina e tij. Praktikisht, ajo që ka shkaktuar këtë të çarë nuk është aktiviteti tektonik i planetit por pikërisht ngushtimi i tij.
Prej kohësh Merkuri ka filluar të ngushtohet si pasojë e ftohjes së bërthamës së planetit: një fenomen i cili në të ardhmen do të shkaktojë të çara të tjera./tesheshi.com/