Një thesar me vlerë 1 miliard dollarë është zbuluar në një anije të fundosur në detin e Karaibeve në Kolumbi, pranë qytetit portual Kartagjena.
Anija e gjetur mendohet të jetë anija e quajtur “San Jose”, që është mbytur gjatë luftës së Spanjës në vitin 1708. Lajmërimin për këtë zbulim e bëri të ditur Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos në rrjetin social Twitter, ku shkroi se më shumë detaje do jepen ditën e nesërme në një konferencë nga Kartagjena.
Anija “San Jose” transportonte ar, argjend, gurë të çmuar dhe stoli të tjera të mbledhura në kolonitë e Amerikës së Jugut, që do të dërgoheshin për në Mbretërinë e Spanjës për të ndihmuar financimin e luftës së saj të “trashëgimisë” kundër britanikëve, kur u mbyt në qershor të 1708-s. Anija në fjalë u sulmua nga një anije luftarake britanike vetëm pak milje nga porti i Kartagjenës./tesheshi.com/