Orët e mençura që kontrollojnë sa hapa kemi vrapuar, byzylykët që matin sasinë dhe cilësinë e gjumit, bluzat që mbajnë nën kontroll të rrahurat e zemrës dhe që na tregojnë nëse jemi ulur si duhet: janë këto disa nga pajisjet teknologjike që mund të vishen dhe që lidhen me internet.
Viteve të fundit, përparimi, miniaturizimi i përbërësve elektronikë, ulja e kostove dhe rritja e jetëgjatësisë së këtyre produkteve ka mundësuar integrimin e procesorëve pothuajse në çdo gjë që përdorin në përditshmërinë tonë.
Që nga rrobat, këpucët, xhevahirën e deri të makinat larëse, e që nga mobiljet e deri te lodrat për fëmijë, çdo gjë mund të bëhet smart e të lidhet me rrjetin e internetit. /tesheshi.com/