Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbledhur qeverinë në një takim të jashtëzakonshëm ku ka shpallur taktikën e dialogut që do të zhvillohet së shpejti për Kosovën.
Ai do të jetë një proçes i mbyllur i ngjashëm me atë të Daytonit, ku palët do të qëndrojnë në bisedime deri sa të arrijnë një zgjidhje.
Vetë Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi do të ndihmojë të gjithë teknikalitetet e dialogut ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve derisa të arrihet një zgjidhje.
Ndërkaq, përpara se të nisë dialogu i nivelit të lartë ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçicit, në Beograd do të zhvillohen dëgjesa publike me disa grupe interesi siç janë akademikët, intelektualët, serbët e Kosovës, organizatat e shoqërisë civile, mediat, por edhe student nëpërmjet shoqatave të tyre.
Pikërisht pas këtyre konsultimeve puublike, pritet që Vuçiç të shpallë një platformë që ende nuk është vendosur nëse do të miratohet në Parlament apo në referendum.
“Ne duhet ta mbyllim së bashku përfundimisht çështjen e Kosovës. Të krijojmë një modus Vivendi sepse përndryshe do të kemi një konflikt të ngrirë që për 10-15 vjet.
Nuk kemi më kohë për të humbur, duhet të mendojmë për fëmijët tanë, të ardhmen e tyre në mënyrë që të mos ketë më luftra e konflikte që ndajojnë proceset dhe pengojnë investimet”, tha Vuçiç.
Presidenti serb, ndërkohë ka bërë të ditur disa nga të fshehtat e kushteve që fuqitë e mëdha i kanë vënë krerëve të Beogradit, Prishtinës dhe Tiranës.
“Rruga drejt BE, do të thotë që aktorët politikë të Ballkanit nuk kanë të drejtë të ndalojnë këtë proçes, përndryshe nuk do të dalin kurrë nga kriza ekonomike”, tha Vuçiç.
Ndërkaq, kreu i Beogradit ka thënë një tjetër sekret nga lëvizjet që gëlojnë në Bruksel.
“Referendumi i Katalonjës është një zhvillim që nuk na ndihmon dhe nuk mund të gjejmë përgjigjet që ne duam për Kosovën. Ne nuk duhet të hiqemi sikur jemi një vend më i madh dhe më i fuqishëm sesa jemi. Duhet të jemi realisht për fuqitë dhe mundësitë tona”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/