Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, votoi në njësinë nr. 8 në Tiranë, rreth orës 08:30, dhe para mediave i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të gjejnë pak kohë për të shkuar masivisht në qendrat e votimit.
“I bëj thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime. Të ndajnë pak minuta nga koha dhe të votojnë masivisht. Vota është fuqia, vendimi dhe gjykimi juaj. Vendimet merren nga ata që votojnë. Votoni për të ardhmen tuaj dhe të familjeve tuaja”, tha kreu i Partisë Demokratike.