Arjan Sala, i riu 33-vjeçar që humbi jetën në zjarrin e rënë në Casa Italia, duke shpëtuar njëherësh afro 20 jetë te tjera, është drejt rrugës për t’u shpallur “Dëshmor i Atdheut”, siç shpjegoi zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.
“Presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm. Humbja e jetës se Arjan Salës, perverse na shkakton dhimbje te papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria që ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët e te tjerëve, do të bëhet!
Janë gjallë bilbilenjtë”, ka shkruan Petro Koçi, duke huazuar kështu një shprehje – “bilbilenjtë”, të Xha Jahos te “Në fillim të Verës”.
Të njëjtën gjë kërkoi më parë dhe Erzen Breçani, presidenti i kompanisë së sigurisë fizike “Breçani”, punëtor i së cilës ishte i ndjeri.
Ndërsa presidenti Meta, në llojin e tij, kërkoi përgjegjësi për jetëhumbjen e tij mes flakëve.
“Vetëm falë përkushtimit të tij, heroizmit të tij u shpëtuan shumë jetë të tjera njerëzore. Është një ngjarje për të reflektuar për strukturat e reagimit të emergjencave.
Edhe mediat duhet të reflektojnë dhe ngjarje të tilla t’i raportojnë pa censurë. Janë ngjarje tronditëse ku çdo institucion duhet të vihet para drejtësisë”, tha Meta. /tesheshi.com/