Janë rikthyer përmbytjet në Jug, ato të shkaktuara nga rrjedhja e Vjosës, ujrat e së cilës pushtojnë zakonisht Vlorën dhe Fierin, në kufirin administrative mes tyre.
Kështu, rrjedha e fuirishme e Vjosë ka çarë digën në Urën e Mifolit duke depërtuar në pjesën e poshtme.
Gjithashtu në Novoselë në zonën e quajtur Bishti i Malit, lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur 11 banesa.
Niveli i ujit momentalisht ka arritur në 8 m mbi nivelin e detit. /tesheshi.com/