Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vizita e fundit e senatorit McCain në Kosovë: ç’mesazhe dha për dialogun me Serbinë, ushtrinë dhe vizat

by te Sheshi
26/08/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Vizita e fundit e senatorit McCain në Kosovë: ç’mesazhe dha për dialogun me Serbinë, ushtrinë dhe vizat

Nga Blendi Gashi

Senatori amerikan John McCain, i cili ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare pasi u mund nga një tumor në tru, qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë vitin e kaluar kur u diagnostikua me sëmundjen e rëndë.

Për nder të tij, Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë solemne më 13 prill të 2017-tës, me ç’rast McCain mbajti një fjalim të gjatë para ligjvënësve kosovarë, ku kujtoi punën e tij që kishte bërë në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar me senatorin e atëhershëm, Joe Biden, për të shpëtuar popullatën shqiptare nga gjakderdhja, por edhe për të punuar për pavarësimin e saj, por edhe tregoi se ç’sfida ka përpara Kosova.

Ai dha mesazhin tij për çështjet që edhe sot janë aktuale dhe po shkaktojnë zhurmë, si dialogu me Serbinë, (mos)liberalizimi i vizave, (mos)bërja e ushtrisë.

Dialogu me Serbinë…

MecCain tha para deputetëve se paqja dhe prosperiteti i ardhshëm i Kosovës varet nga suksesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja e të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kjo është punë e vështirë, por e rëndësishme.  E di se ky dialog nuk ka ecur gjithmonë në ritmin që do ta dëshironim.  Por, falë përkushtimit të presidentit, kryeministrit tuaj dhe kryetarit të kuvendit, si dhe të palëve të tyre në Beograd, ky proces ka sjellë përparim të rëndësishëm.
Porosia ime për ju është e njëjtë me atë që ia përcolla kryeministrit serb Vuçiç më herët gjatë kësaj jave: avancimi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja e të mbështetur nga SHBA-ja është në interesin e kosovarëve dhe të serbëve.  Është jetik për të ardhmen evropiane të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë.  Si dhe është thelbësor për stabilitetin në Evropën Juglindore”.

Ai dha edhe një mesazh për të gjthë skeptikët e dialogut të Brukselit.

“E di se ka të tillë që besojnë se Kosova dhe Serbia kurrë nuk do t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre… se rruga e pajtimit mund të jetë e mundshme për disa kombe, por jo për tuajat… jo në Kosovë, jo në Serbi, jo në Ballkan. Por ju nxis ta refuzoni një fatalizëm të tillë.  E di se për shumë njerëz në Kosovë dhe në Serbi, dhimbja e humbjes së të dashurve për shkak të dhunës dhe luftës nuk është vetëm shkrim në një kapitull të errët të të kaluarës së largët, por i gdhendur në zemrat e tyre përgjithmonë.  Kurrë nuk do të supozoja se e kuptoj plotësisht zinë e tyre ose që e kuptoj historinë e ndërlikuar të ngjarjeve të tyre.  Por, di diçka rreth tmerreve të luftën dhe për dhimbjen e humbjes.  E di se pajtimi është tepër i vështirë.  Por, ç’është më me rëndësi, e di se si mund t’i çlirojë njerëzit dhe kombet për t’i arritur gjërat që kurrë nuk do të ëndërronin se janë të mundshme.
Le të jetë Kosova vendi që i tregon botës edhe njëherë se pajtimi është i mundshëm.  E përderisa e bëni këtë gjë, përderisa Kosova ec në këtë rrugë të gjatë e të vështirë, nuk do të ecni vetëm në të.  Amerika – dhe unë – do të jemi me ju
”, tha ai.

Ushtria…

Senatori MecCain duke folur për ushtrinë tha se ajo duhet bërë vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese, ndërsa tha se nuk ka vend për brengosje për sigurinë në Kosovë, pasi shtoi se ajo është e rrënjosur në marrëdhënien e saj politike dhe të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, të cilat janë të garantuara përmes vlerave të përbashkëta demokratike dhe përmbajtjes ndaj sundimit të ligjit.

“Për këtë arsye është kaq e rëndësishme që transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.  Ky është vendim sovran që populli i Kosovës duhet ta marrë vetë.  Siç e ka theksuar presidenti Thaçi, ky “proces duhet të jetë gradual dhe përfshirës me angazhimin e të gjitha komuniteteve”, përfshirë edhe të serbëve të Kosovës.  Nëse bëhet në këtë mënyrë, besoj se transformimi në Forcat e Armatosura të Kosovës në afat të gjatë do ta çojë përpara Kosovën, do ta rrisë legjitimitetin e saj ndërkombëtar dhe do të sigurojë qasje të ardhshme në ndihmat ushtarake”, tha McCain.

Vizat…

Sa i përket heqjes së vizave, McCain si edhe shumë burrështetas evropianë, u kërkoi deputetëve ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi pasi vlerësoi si kruciale për liberalizimin e vizave.

“Shpresoj që Kosova do ta vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian.  Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian në vitin 2015 ishte hapi i parë.  Tash është koha ta vazhdoni marshin e përparimit.  E ndaj pikëpamjen e Presidentit Thaçi se miratimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, që do të sillte liberalizimin e vizave me BE-në, do të paraqiste një hap të fuqishëm përpara drejt të ardhmes evropiane të Kosovës”, tha ai. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Next Post
Abramovich humb interesin për Chelsea-n: e nxjerr në “pazar” për 2 milion paund

Abramovich humb interesin për Chelsea-n: e nxjerr në “pazar” për 2 milion paund

Moti i stuhishëm: bora mbulon majat e maleve në Slloveni dhe Itali

Moti i stuhishëm: bora mbulon majat e maleve në Slloveni dhe Itali

Studentë serbë te gjendur në Prishtinë: shqiptarët, sa miqësorë me ne!

Studentë serbë te gjendur në Prishtinë: shqiptarët, sa miqësorë me ne!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni