Nr. 2 i qeverisë së Kosovës, ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ndryshe nga presidenti Thaçi, e ka parë me optimizëm raportin e fundit të KE-së për Kosovën. Madje deri në pikën sa aty lexon vendimin se së shpejti do ndodhë liberalizimi i vizave.
“Në raportin e ri për Kosovën, BE-ja njeh punën e madhe të Kosovës për heqjen e vizave. Së shpejti, qytetarët tanë do ta marrin lajmin e mirë për lëvizjen e lirë. Më shumë punë për t’u bërë në procesin e integrimit në BE”, ka shkruar shkroi Hoxhaj në Twitter.
Më herët, presidenti Thaçi u shfaq i trishtuar nga qasja e Brukselit, duke kërkuar liberalizimin e vizave – tashmë që dhe Demarkacioni kaloi – e jo hartim raportesh. /tesheshi.com/