Presidenti rus Vladimir Putin ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e publikut me gjestet e tij, raportojnë media ruse.
Drejtuesi i një prej vendeve më të fuqishme, tregoi se, përveç “fytyrës së akullit”, ai mund të jetë edhe shumë argëtues. Ai u njoh me balerinat e ardhshme, fëmijë që u zgjodhën të regjistroheshin në Akademinë e Koreografisë në Sevastopol.
Rasti për këtë vizitë për të vegjlit ishte hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Operas dhe Baletit, si dhe hapja e një ndërtese të re të Akademisë.
I rrethuar nga fëmijët, në një moment, Putini u gjunjëzua para një balerine të vogël duke i puthur dorën, gjë që shkaktoi të qeshura por edhe kënaqësi. /tesheshi.com/