Një program i ri i inteligjencës artificiale, i drejtuar nga Google dhe Conversation International, ndan video të jetës së egër në kohë reale me qëllim mbrojtjen e kafshëve sa më mirë.
Programi, i quajtur “Wildlife Insights”, përdor inteligjencën artificiale dhe Google Cloud, në mënyrë që ata të përfshirë në ruajtjen e kafshëve, si dhe të gjithë të interesuarit, të mund të marrin njohuri për atë që po ndodh me 4.5 milion kafshë në të egra, pa e prishur habitatin e tyre natyror, shkruan Digital Trends.
“Me këto të dhëna, menaxherët e zonave të mbrojtura ose programeve antitrruese mund të matin shëndetin e një specieje, dhe qeveritë lokale mund të përdorin të dhënat për të formuluar politika dhe për të krijuar masa mbrojtëse,” shkroi Tanya Birch i Google dhe Jorge Ahumada të Conservation International në një blog që shpall teknologjinë e re.
Kamerat e fshehta nëpër botë
Programi përdor kamera të fshehta në të gjithë botën për t’u afruar sa më shumë me speciet e rralla ose kafshë në rrallim. Programi gjithashtu fton përdoruesit të ngarkojnë imazhet e jetës së egër nga kamerat e tyre të fshehta në rrjet për të zgjeruar më tej bazën e të dhënave.
Edhe pse vendndodhja e përshtatur e kafshëve mund të lexohet në të dhëna, “Wildlife Insights” fsheh të dhënat e vendndodhjes për të mbrojtur kafshët.
Qëllimi përfundimtar është që të identifikohen shpejt speciet e ndryshme të kafshëve duke përdorur këtë informacion. Sipas blogut, ekspertët njerëzorë mund të shikojnë 300 deri në 1000 foto në orë, ndërsa teknologjia e inteligjencës artificiale e Google mund të analizojë 3.6 milion foto në të njëjtën periudhë kohore dhe automatikisht të klasifikojë kafshët. /tesheshi.com/