Temperaturat e ulëta që kanë prekur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, kanë çuar në një ngrirje të pjesshme të ujëvarës së famshme të Niagarës.
Vizitorët në destinacionin popullor turistik, përmbytën rrjetet sociale me fotografi dhe pamje të skenave unike.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik në Nju Jork ka paralajmëruar për erëra të ftohta e për pasojë të rrezikshme, duke këshilluar njerëzit që të vishen mirë, në mënyrë që të shmangen ngrirjen dhe hipoterminë. /tesheshi.com/