Tregtari britanik i makinave HR Owen organizoi një takim të entuziastëve në pjesën perëndimore të Londrës, por jo gjithçka shkoi sipas parashikimit.
Në një përpjekje për të demonstruar fuqinë e një “Lamborghini Hurricane Performante”, drejtuesi shkoi dhe e përplasi atë në një pemë pak pas nisjes përgjatë një rruge të ngushtë.
Me sa duket, motori atmosferik V10 ishte shumë i madh për një shofer i cili humbi kontrollin e “kafshës” me 640 hp dhe shkatërroi makinën. /tesheshi.com/