Kërcimi midis ndërtesave të larta është e zakonshme për grupin e parkour-it Storror. Ata mblodhën më shumë se 600 milion shikime në YouTube, dhe gjithashtu punuan në një film në Hollyëood, shkruan CNN.
Grupi, i cili shënon 10 vjet ekzistencë, ka filmuar në të gjithë botën, nga Seuli në Madrid, e pandemia koronavirus ka sjellë ndryshime edhe në punën e tyre.
Edhe pse ata ishin menduar të filmonin në Nepal, anëtarët janë në shtëpitë e tyre duke kërkuar mënyra për të krijuar situata tërheqëse. Duke jetuar veçmas, anëtarët e Storror regjistrojnë vetë videot dhe më pas redaktojnë regjistrimet së bashku.
“Ne i marrim seriozisht masat në distancë sociale dhe karantinë”, tha anëtari i Storror, Drew Taylor për CNN Sport.
Grupi, përveç tij, përbëhet nga Toby Segar, Sacha Powell, Joshua Burnett Blake, Callum Poëell dhe themeluesit Max dhe Benj Cave.
Vitin e kaluar, grupi punoi në një sërë filmash në Hollivud, pasi regjisori fitues i çmimeve në Hollywood, Michael Bay i ftoi ata të ndihmojnë në xhirimin e “6 Underground” me Ryan Reynolds dhe Dave Franco.
Gjatë xhirimeve, grupi gjithashtu interpretoi në vende të famshme, të tilla si katedralja në Firence, dhe trajnoi aktorë të tjerë në bazat e parkour-it.
“Të punosh në grupin e filmit në Hollywood ishte një konfirmim se ne po lëviznim në drejtimin e duhur,” tha Segar, një prej anëtarëve të Storror, për CNN Sport.
Anëtarët e grupit pranojnë se është një sport i rrezikshëm, se ata po e ekspozojnë veten në rrezik, gjë që mund të sjellë pasoja.
Segar, i cili fitoi në vitin 2015 çmimin “Ninja Warrior” në Mbretërinë e Bashkuar, kujtoi se theu katër dhëmbë të përparme dhe femurin e tij, ndërsa Taylor i theu kyçin e këmbës. /tesheshi.com/