Një ngjarje tejet komike ka ndodhur në një ndeshje të Copa Libertatores, aty ku portieri i ekipit ekuadorian Barcelona, Maximo Banguera pasi pengoi sulmuesin kundërshtar bëri sikur i ra të fikët në fushën e lojës për të shmangur kartonin e kuq që tashmë kishte dalë nga xhepi i arbitrit.
Gjyqtari që nuk po e kuptonte situatën se çfarë po ndodhte me Banguera, pasi ai po merrte frymë dhe bënte kinse ishte i vdekur. Mirëpo, asgjë nuk e shpëtoi gardianin që të merrte kartonin e kuq më se të merituar.
Kjo ngjarje komike nuk u la pa u komentuar në rrjetet sociale, duke filluar kështu edhe shakatë nga më të ndryshmet, si “ariu i fjetur”, “komedi briliante”, “aktor në fushën e gabuar” dhe shumë të tjera.
Ja dhe videoja se si rrodhi ngjarja: https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=B-m1TEJ5K-8