“Në Kosovë nuk kemi konsensus politik në mes të partive politike shqiptare, që nga shpallja e pavarësisë e deri sot”. Kështu thotë publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi, i cili më tutje thekson se institucionet kryesore qoftë në rend, në ligj, e të tjera, janë në masë të madhe të kontrolluara nga ndikimi politik.
“Kosova është një shtet i kapur, në të cilin krimi dhe politika bashkëjetojnë në formë të mrekullueshme”, thotë ai në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”.
Kurse sa i përket premtimeve për realizim të vizave, Surroi nuk beson se kjo punë do të zgjidhet shpejtë.
“Liberalizimi i vizave është shndërruar në një kut matës për përparimin e pushtetit në Kosovë dhe pushteti në Kosovë nuk ka përparuar. Kështu që, dyshojë shumë që do të ketë lëvizje të shpejta në atë drejtim”, shprehet ai. /tesheshi.com/