Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë kallëzim penal për organizatën joqeveritare “Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike” dhe listës së saj të vëzhguesve zgjedhorë.
VV thotë se shfrytëzimi i organizatave të ndryshme siç i quan joqeveritare, jokredibile, të cilat nuk janë aktive, pa kapacitete e pa resurse, për të akredituar vëzhgues të partive të caktuara politike nën petkun dhe siglën e tyre, siç ka ndodhur me vendimin e KQZ-së për të akredituar OJQ-në në fjalë si organizatë vëzhguese me një numër prej 4548 vëzhgues për zgjedhjet e 11 qershorit, vetëm sa i hap rrugë keqpërdorimeve dhe pengimit të votuesve.
Sipas VV-së këta persona kanë kryer vepër penale, sepse sipas tyre të njëjtit kanë fshehur financimin.
Më poshtë mund ta lexoni kallëzimin penal të VV-së që e ka siguruar portali tesheshi.com