Komisioni i Venecias publikoi raportin përfundimtar mbi aktin presidencial të anullimit të 30 qershorit, pas së cilit Meta u shpreh i entuziazmuar se ka dalë në favor të tij.
Me pika, Venecia thekson që në fillim se presidenti nuk ndoqi rregullat që përcaktojnë shtyerjen e zgjedhjeve, e më tutje se e bëri në mungesë të bazës ligjore.
“Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata emergjente nuk ishin ndjekur në këtë rast. As nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad hoc.
-Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat elektorale dhe ndërkombëtare të njeriut, instrumentet dhe thjesht aplikimi i actus contrarius parandalohet nga kërkesa e proporcionalitetit e çdo ndërhyrjeje.
-Mungesa e bazës ligjore dhe disponueshmëria e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve) sipas masave emergjente sipas nenit 170 të Kushtetutës ose rifillimit të dialogu politik pas zgjedhjeve) bën ndërhyrjen në të drejtat elektorale joproporcionale.
-Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit, nuk mund të parandalojnë zgjedhjet e rregullta. Përndryshe, këto parti do arrinin sigurimin e mjeteve për të bllokuar tërësisht zgjedhjet”, thuhet në raport. E megjithatë, në fund konkludohet se
“Do të jetë për Kuvendin dhe në fund të Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi, apo shtyrja e zgjedhjeve lokale do të thotë një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një karakteri serioz, i cili do të lejonte një fajësim të Presidentit”.
Të gjithë kësaj, Presidenca i ka bërë këtë lloj përkthimi:
“1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.
- Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.
- Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.
- Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.
- Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore”, thuhet pra në reagimin e Metës. /tesheshi.com/