Ai quhet Matt Neal, është 26 vjeç dhe ka një sëmundje në veshka, çka e bën jetën e tij tepër të vështirë. Prej vitesh është në pritje të një transplanti, por asgjë e mirë nuk duket në horizont për të riun, i cili jeton në një nga qytetet e Michigani, në SHBA. Ai është i detyruar t’i nënshtrohet herë pas here dializës.
Sindroma e Berger ka një përparim shumë të ngadaltë dhe nuk është e kurueshme me terapi dhe mjekime normale, por kërkon me patjetër transplant. Kështu, Matt, i lodhur nga pritja, ka bërë një propozim mjaft interesant në profiling e tij në Facebook, ku ofron të këpucët Yezzy Boots në këmbim të një veshke.
26-vjeçari është pronar i një palë nga këto këpucë shumë të kushtueshme, të vëna në shitje në një numër shumë të limituar, të dizenjuara nga vetë Kanye West. Kështu, duke mos ditur se çfarë të bëjë me këpucët tepër të shtrenjta dhe me një organ që i ka dalë jashtë funksionit, vendosi të provojë edhe këtë mënyrë. “Njerëzit bëjnë shpesh shaka duke thënë se do të jepnin një veshkë në këmbim të nja palë Yezzy. Kjo është mundësia e tyre: unë jam 26 vjeç dhe kam dy veshka që thuajse nuk më funksionojnë më”,- shkruan ai në Facebook.
Sindroma e Berger është duke rrezikuar seriozisht shëndetin e djaloshit. Ai i nënshtrohet dializës, ndërsa veshkat janë duke dalë jashtë funksionit nga dita në ditë. Ai postim ironic paraqet një rast të mirë për të shpëtuar një jetë./tesheshi.com/