John Hemingway, piloti i fundit britanik që mori pjesë në Betejën e Britanisë, ka vdekur në moshën 105-vjeçare.
Hemingway, me origjinë nga Irlanda, iu bashkua RAF pak para Luftës së Dytë Botërore.
Në moshën 21-vjeçare, ai e gjeti veten duke marrë pjesë në Betejën e Britanisë, betejën epike të RAF kundër sulmeve të vazhdueshme ajrore kundër Britanisë nga Gjermania naziste.
Gjatë luftës, skuadrilja e Hemingway rrëzoi dhjetëra avionë armiq.
Avioni i vetë Hemingway u qëllua katër herë, raporton BBC. Herën e parë dhe të dytë ishin në gusht 1940 në Essex, por ai mbijetoi. Në vitin 2019, avioni i tij, një Huirricane, u gjet sërish, me kontrollet e sistemit të armëve në gjendje pune.
Ai ra në betejë edhe një herë në Britani, për shkak të motit të keq dhe një herë në frontin italian. Edhe pse u gjend në territorin e armikut, ai arriti të ribashkohej me trupat aleate.
Mesazhet për vdekjen e Hemingway u lëshuan nga kryeministri Keir Starmer, Princi i Uellsit dhe zyrtarë të tjerë. /tesheshi.com/