Dokumenti i njohjes është në formë përfundimtare, por është e nevojshme që të nënshkruhet.
Me dokument të parë ligjor ndërmjet Vatikanit dhe Palestinës, Vatikani ka njohur Palestinën si shtet të pavarur. Dokumenti i njohjes është në formë përfundimtare, por është e nevojshme që të nënshkruhet,.
Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve Associated Press, Vatikani sot ka përgatitur dokumentin për njohjen zyrtare të Palestinës së shtet. Theksohet se është e nevojshme të nënshkruhet. Përmendet se ky është dokumenti i parë ligjor në marrëdhëniet dypalëshe të Palestinës dhe Vatikanit.
Në vitin 2012 Vatikani ka përgëzuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për njohjen e Palestinës si shtet-vëzhgues në Kombet e Bashkuara. Pritet që Papa Françesku dhe presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas të takohen këtë fundjave.