“Nuk bëhet fjalë për një dietë vegjetariane apo për ndonjë gjë tjetër të këtij lloji. Vetëm për një çmenduri dhe absurditet”. Mjeku toskan Vasco Merciardi, anëtar i këshillit shkencor të shoqërisë Vegani Italiani, nuk i bie shumë rrotull.
Ai ka denoncuar një çift prindërish, të cilët ushqenin fëmijën e tyre disa muajsh vetëm me qumësht bajamesh.
“Një dietë vegjetariane mund të përdoret për fëmijët vetëm pasi ata shkëputen nga gjiri i nënës, jo më parë. Fëmija ka nevojë për qumështin e nënës për t’u rritur dhe jo për qumësht të llojeve të ndryshme. Nëse nuk është e mundur që nëna ta ushqejë fëmijën me gji, siç ndodh në disa raste, në ndihmë vjen qumështi i kafshëve të ndryshme. Në farmaci ka mjaft lloje qumështesh që mund të ndihmojnë fëmijët tuaj”,- thotë mjeku pediatër.
Në treg tashmë është shpërndarë gjerësisht qumështi i sojës dhe i orizit, të cilësuar të dy si mjaft ushqyes. “Në rastin e këtij çifti, është e qartë se ata që janë duke bërë një gabim të madh me fëmijën e tyre, janë prindërit”,- përfundon mjeku. /tesheshi.com/