Zoran Zaev, në urimin e tij për fundvit thotë se askush nuk do të mund t’i ndalë ndryshimet që kanë nisur ,pasi ato tashmë nuk janë vetëm dëshirë, por një vendim i çdonjërit nga ne. Ai potencon se vendosmëria dhe vullneti i popullit është i pandalshëm.
“Do t’i ulin poshtë kokat ata të cilët lënduan, vodhën dhe gënjyen, ata do të kthejnë gjithçka morën. Pas të vërtetës çdoherë vjenë drejtësia. Viti 2016 do të jetë vit i drejtësisë. Do të mund të jetoni në një shoqëri të drejtë, pasi në zgjedhjet e radhës do të vendosim në mënyrë të drejtë, për vete, për fëmijët tanë, për ardhmërinë e shtetit tonë të përbashkët,” u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së. /teshesho.com/