Forcave të armatosura të Ukrainës u janë dhënë armë shkatërruese që ato tashmë po i përdorin në mbrojtje kundër Rusisë. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka shpërndarë një foto të sistemeve raketore shkatërruese “NLAW” në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
Arma e Lehtë Antitank e Gjeneratës tjetër (NLAW) është një sistem i përbashkët raketor antitank me rreze të shkurtër veprimi, prodhim britanik dhe suedez.
I projektuar për përdorim në këmbësorinë, NLAW përdoret nga supi. Aktualisht është në përdorim në forcat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, Finlandës, Luksemburgut dhe Suedisë.
Forcat e Armatosura të Ukrainës ndanë historinë e ushtarit 23-vjeçar Maksim, një antitankist i një brigade të mekanizuar të quajtur sipas princit Konstantin Ostroski.
Ky ushtar thotë: “Ne mund të shkatërrojmë tre deri në pesë tanke për pesë minuta pa asnjë problem, dhe pastaj shpejt ndryshojmë pozicionin dhe vazhdojmë me goditje të reja”.
Ushtria ukrainase ka publikuar disa regjistrime të përdorimit të suksesshëm të kësaj arme shkatërruese. /tesheshi.com/