Dëshironi të kaloni dy muaj duke udhëtuar nëpër Evropë pa qenë pas timonit?
Siç raporton CNN, kompania indiane e argëtimit “Adventures Overland”, e ofron këtë mundësi për të gjithë ata që duan të kalojnë kontinentin e vjetër në 56 ditë, me ndihmën e një autobusi të konfiguruar posaçërisht.
Autobusi, i cili do të nisë nga Stambolli me destinacion final Londrën, do të bëjë udhëtimin më të gjatë në botë, siç komenton tipik rrjeti amerikan.
30 pasagjerët e tij do të mund të vizitojnë gjithsej 22 vende.
Autobusi do të marrë udhëtarët nga qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, përmes Ballkanit, Evropës Lindore, Skandinavisë dhe Evropës Perëndimore, duke mbërritur në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar.
Pasagjerët do të jenë në gjendje të shijojnë udhëtimin duke kaluar nëpër Gjirin e Finlandës për të parë Kepin e Veriut – pika më veriore e Evropës kontinentale – dhe të bëjnë një mini-lundrim përgjatë fjordeve norvegjeze.
Udhëtimi prej 56 ditësh dhe gjithsej 12.000 kilometra kushton 24.300 dollarë për pasagjer, siç njofton kompania indiane.
“Paketa” përfshin mëngjesin e përditshëm, së bashku me 30 dreka dhe darka, si dhe qëndrimet në hotel (në një dhomë dyshe).
Edhe pse udhëtimi me autobus mund të duket i lodhshëm për shumëkënd, kompania thekson se autobusi është një mjet luksoz, i projektuar për udhëtime në distanca të gjata.
Përveç kësaj, çdo pasagjer do të jetë në gjendje të mbajë dy valixhe të mëdha, me …
“Ofrimi i një eksperience të specializuar dhe luksoze në një mjedis të sigurt është prioriteti ynë kryesor. Ne kujdesemi për dokumentet, vizat dhe lejet për t’u siguruar që pjesëmarrësit të shijojnë një përvojë udhëtimi pa probleme”, thekson kompania indiane “Adventures Overland” në njoftimin e saj.
Për të interesuarit, autobusi që do të bëjë udhëtimin më të gjatë në botë niset nga Stambolli më 7 gusht dhe mbërrin në Londër më 1 tetor. /tesheshi.com/