I dërguari i posaçëm i SHBA për Iranin, Brian Hook kritikoi vendimin e Bashkimit Evropian për dhënien e 18 milionë eurove-ndihmë për Teheranin, duke thënë se ishte “mesazh i gabuar në kohë të gabuar”; njëherësh i bëri thirrje Brukselit për të ndihmuar Uashingtonin në dhënien fund të kërcënimit iranian për stabilitetin global.
“Ndihmë nga taksapaguesit evropianë që shkon për regjimin iranian, pa pyetur për nevojat e njerëzve të thjeshtë”, ishte deklarata Hook, duke tentuar të bëjë diversion.
Komisioni Evropian vendosi që të ndajë 18 milionë euro-projekte në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të Iranit, si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të Iranit, pas anullimin e më pas rifutjees së sanksioneve amerikane ndaj këtij vendi.
Por SHBA nuk është dakort me këtë qasje.
“Populli iranian ballafaqohet me presione shumë reale ekonomike, të shkaktuara nga korrupsioni, qeverisja e dobët dhe mbështetja e qeverisë për terrorizmin dhe konfliktet në vende të tjera”, tha Hook.
“SHBA dhe BE duhet të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme që do të mbështesnin vërtet popullin iranian dhe do të ndalojnë kërcënimet e regjimit iranian ndaj stabilitetit rajonal dhe global”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara i detyrojnë vendet e tjera që të pajtohen me sanksionet e saj.
“Më shumë para në duart e ajatollahëve, do të thotë më shumë para për vrasje në vendet evropiane”, tha Hook në deklaratën e tij. /tesheshi.com/